English

Gjendet një kufomë në sektorin e naftës në Fier

Fier, 29 gusht, NOA – Një kufome e paidentifikuar është gjetur ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Policia bën të ditur se "kufoma mendohet se është e seksit mashkull". Trupi i pajetë u gjet sot rreth orës 08.45, në fshatin Marinëz të rrethit Fier, në afërsi të sektorit të nxjerrjes se naftës.

Kufoma është gjetur në një pellg mbetjesh nafte. Policia po heton për identifikimin e saj.

Ndërkohë që për momentin nuk ka dhëna, nëse është vdekje natyrale, apo kemi të bëjmë me një krim. Policia e Fierit bën të ditur se në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijojnë veprimet ligjore ne lidhje me ngjarjen.

a.k/NOA

KOMENTE