English

Motorri përplas këmbësorin, dy të plagosur rëndë në spital

Elbasan, 29 gusht 2011, NOA – Policia e Elbasanit ka raportuar sot në mbrëmje për një aksident rrugor në aksin Elbasan-Librazhd dhe konkretisht në fshatin Mengel, ka ndodhur një aksident me dy të dëmtuar.

Shtetasi Ramazan Shabani, i datëlidjes 1963, duke drejtuar mjetin e tipit motorr ka përplasur këmbësorin shtetasin, B. Camurri, vjeç 19, që të dy banues në fshatin Mengel.

Menjëherë, policia bëri të mundur dërgimin e tyre në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku morën ndihmën mjekësorë dhe aktualisht ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

a.q/NOA

KOMENTE