Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pronari e kapi duke grabitur në lokal, e plagos me çifte
English

Pronari e kapi duke grabitur në lokal, e plagos me çifte

Korçë, 29 gusht, NOA – Një 20-vjeçar është plagosur me çifte dje në fshatin Polenë të Korçës. Andrea Sheme është emri i të riut që ka marrë disa saçme në turp dhe aktualisht është duke u kuruar në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Sheme ka qenë duke grabitur në një lokal në Polenë dhe është pikasur në pronari i lokalit Ilirjan Lato.

47-vjeçari Shato pasi ka kuptuar se lokali i tij po vidhej ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar.

Për pasojë 20-vjeçari Sheme ka ngelur i plagosur në gju dhe është duke marrë mjekim të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Ndaj pronarit të lokalit në fshatin Polenë, Ilirjan Lato, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për plagosje me dashje.

Ndërsa për Andrea Shemen ka nisur hetimi për vjedhje.

a.k/NOA

KOMENTE