English

Zjarret, terrenet malore “bllokojnë” zjarrfikëset

E hënë, 29 gusht 2011, NOA/Albana Qehajaj – Me gjithë rënien e temperaturave në të gjithë vendin vazhdojnë të regjistrohen vatra zjarri.

Sipas korrespondentëve të agjencisë NOA në rrethe vatra të shumta zjarri janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit.Kështu, sot pasdite është dhënë alarmi për flakë në Labinot-Fushë, ku shumë pyje e shkurre janë në flakë. Burime nga sektori zjarrfikës bënë të ditur se nga zjarri janë djegur sipërfaqe me shkurre, prej 2 dynym. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vendin e quajtur Labinot- Fushë ne Elbasan, ku problemet më të mëdha janë terrenet e thyera.Ndërsa në fshatin Buzë, Tepelenë , prej 3 orësh raportohen për flakë intensive. Ndonëse banesat ndodhen larg, janë vetë banorët të cilët po përpiqet të shuajne flakët në mungesa të makinave të zjarrfikëseve. Edhe këtu ngrihet si shqetësimi terreni malor.

Që prej paradites mbetet shqetësuese situata nga flakët e zjarrit në pyllin e Mirasit dhe Vidohovës në Devoll. Sipas burimeve është era ajo e cila po e favorizon përhapjen e flakëve në të gjithë zonën.

a.q/NOA

KOMENTE