English

Juventus, largohet Rhodolfo vjen Bruno Alvez

Torino, 30 Gusht NOA - Mbrojtësi i qendrës Rhodolfo, pasi ishte vetëm një hap larg Juventusit, tashmë mund të themi se është larguar.

San Paolo ka refuzuar ofertën prej 8 milionë eurosh të bardhë e zinjve dhe kjo tratativë është lënë të vazhdohet për muajin janar.

Marotta ka hedhur sytë menjëherë tek alternativa tjetër: Bruno Alves.

“Zonja e Vjetër” është duke punuar me Zenit për një shkëmbim me Bonuçi.

Spalletti është i interesuar dhe për Pepe, por Juventus ka bërë të qartë se janë dy marrëveshje të ndara nga njëra tjetra.

Duke parë këtë situatë të krijuar mund të themi se mbrojtësi i shumëkërkuar nga Conte, mund të jetë pikërisht Bruno Alves, mbrojtësi 30-vjeçar i përfaqësueses portugeze.

r.b/NOA

KOMENTE