Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
NOA – Agjencia Kombëtare e Lajmeve ju uron Gëzuar Fitër Bajramin!
English

NOA – Agjencia Kombëtare e Lajmeve ju uron Gëzuar Fitër Bajramin!

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, uron të gjithë besimtarët myslimanë kudo ata ndodhen, Gëzuar dhe Përshumëvjet, festën e Fitër Bajramit.

Lexoni informacione të plota mbi Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit që u mbyll dhe festën e Fitër Bajramit Kreu i KMSH, mesazh për Bajramin (VIDEO) Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (Bashkësia Islame e Shqipërisë), ing Selim Muça, doli sot para mediave me një mesazh urimi për festën e Fitër Bajramit.

Më poshtë vijon mesazhi i plotë si tekst dhe video:

“Të nderuar besimtarë myslimanë kudo që ndodheni ju përshëndes dhe ju uroj gëzuar për shumë vjet festën e Fitër Bajramit. Mbas një muaji agjërim për hir të Zotit unë lutem që kjo festë të sjellë në shtëpitë tuaja gëzim, harmoni dhe begati.

Ditët e bajramit janë ditët e gëzimit të përbashkët me familjen, me të afërmit, fqinjët, shokët dhe të gjithë njerëzit në botë. Të gjithë këta mund të mbeten të kënaqur po qe se përjetohet kuptimi i vërtetë i bajramit. Nisur nga kjo, bajrami duhet të jetë për hir të Krijuesit pretekst dashurie, dhembshurie, delikatese dhe ndihme për të gjithë krijesat. Sepse bajrami është gëzim i individit dhe i shoqërisë, është ndarja e këtij gëzimi mes njerëzve, është hyrje në klimën e ndjenjave, është mundësia që të gjithë myslimanët ta ndjejnë veten vëllezër.

I uroj edhe njëherë besimtarëve myslimanë dhe gjithë shqiptarëve, ta jetojnë gëzuar këtë festë. Paçin mirësi e begati dhe Zoti ua pranoftë agjërimin dhe adhurimet që kanë kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Le të sjellë kjo festë më shumë mirësi, afrimitet, paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.

Zoti e bekoftë kombin dhe atdheun tonë”.

286

KOMENTE