Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arid Uka: Pse i vrava ushtarët amerikanë në Frankfurt
English

Arid Uka: Pse i vrava ushtarët amerikanë në Frankfurt

Frankfurt mbi Majn ka filluar këtë të mërkurë procesi kundër Arid Ukës, atentatorit ndaj ushtarëve amerikanë në aeroportin e këtij qyteti. Në atentat mbetën të vrarë dy ushtarë amerikanë dhe janë plagosur dy të tjerë

Bahri Cani

Që në fillim të procesit 21 vjeçari Arid Uka pranoi fajin për atentat ndaj ushtarëve amerikanë. "Janë të vërteta pohimet e aktuakuzës. Unë kam dashur t'i vras ushtarët", deklaroi Uka duke shtuar se vetëm pak kohë pas vrasjes së ushtarëve amerikanë e ka kuptuar se sa e pakuptimtë ishte vepra e tij. Në deklaratën e tij ai kërkoi falje për veprën e kryer.

Sipas shpjegimeve të tij, ai ka parë në internet sjellje brutale të ushtarëve amerikanë, të cilët tregoheshin duke plaçkitur një shtëpi dhe duke dhunuar tri vajza.

Atentatin ndaj këtyre ushtarëve, i dyshuari tha se e ka kryer vetëm për faktin që ishin pjesëtarë të kontingjentit ushtarak amerikan në kuadër të misionit ISAF në Afganistan. I akuzuari kërcënohet me burgim të përjetshëm.

***

Arid Uka i lindur në Kosovë duhet të përgjigjet për vrasje të dyfishtë dhe tentativë të trefishtë vrasjeje. Prokuroria shpjegoi se përveç dy ushtarëve të vrarë dhe dy të plagosurve, i akuzuari ka dashur të qëllojë edhe një ushtar tjetër amerikan, por plumbi ka mbetur i ngujuar në pistoletë.

Pak pas kryerjes së veprës atentatori ishte kapur në aeroportin e Franfkurtit. Prokuroria vlerësoi se atentatori ka vepruar si një person dhe jo si anëtar i ndonjë organizate apo grupi. Ai ka qenë nën ndikimin e fuqishëm të propagandës së xhihadit në internet.

KOMENTE