English

Kapet pedofili serial, kreu marrëdhënie seksuale me një 12 vjeçar

Tiranë, 31 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Pedofilia është rikthyer sërish pjesë e kronikës dhe këtë radhë viktimë ka pasur një 12 vjeçar nga fshati Priskë e Tiranës.

Për këtë rast, një 23 vjeçar nga Qesaraka, u arrestua në flagrancë pak para mesnate, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Astrit Dervishi, u arrestua nga efektivët e komisariatit të policisë nr.4 në kryeqytet pasi dyshohet të ketë abuzuar me një djalë të mitur të moshës 12 vjeçare në fshatin Priskë.

Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA, se 23 vjeçari Dervishi ishte dënuar edhe disa herë të tjera për vjedhje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.

Mësohet se kapja e tij, erdhi pas denoncimit të bërë nga ana e familjarëve të të miturit, dhe pas dëshmisë së 12 vjeçarit.

Pas kësaj, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

a.y/NOA

KOMENTE