Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 31 gusht 2011
English

Pasqyra e shtypit, 31 gusht 2011

Tiranë, 31 gusht, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 31 gusht 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Thimio Kondi liroi trafikantin, pjesëtarë i grupit të miqve të Nanos”, i cili flet për publikimet e dokumenteve në faqen e njohur. Disa tituj të tjerë janë; “Kabllogramët për sjelljet tona, shqiptarët përtacë që duan të pasurohen pa punuar”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Thimio Kondi u ktheu pasurinë 2 trafikantëve”, i cili flet për dokumentet e Wikileaks. Disa tituj të tjerë janë; “Myslimanët për regjistrimin: Duam transparencë, ndryshe bojkotojmë”, “Dy shqiptarë hapin tunel në burgun grek, por kapen”, “Mili: PS duhet të shkëputet nga mentaliteti i PPSH”.

Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor “Lirohet xhihadisti, Kristo u arrestua për xhihadizëm”, i cili flet për personin që akuzohet për nxitje të terrorizmit islamik. Disa titujt të tjerë të kësaj gazete janë; “Greta Koçi: Unë vajza që vajza që kam fituar një miliard lekë”, “Si do të shiten kompanitë shtetërore”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Harasani: PS është parti, por funksionon si OJQ”, i cili flet për nevojën e ristrukturimi të PS-së. Disa artikuj të tjerë janë” TV Klan, surprizat pa fund që ofron në sezonin e ri”, “Enver Hoxhaj në OKB: Serbia akte dhune në Kosovë”, “Klaudia Kardinale merr pjatën e argjendtë”, “Rikthehet sistemi i vjetër, tani provimet në rrethe”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Buxheti, këtë vit në defiçit primar”, i cili flet për pritshmërinë ekonomike. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “U rrëmbye para policëve, kërkohet në kufi”, “Gara për presidentin e ri, në listë shtohen Ceka dhe Xhuveli”, “Gjinushi: Çdo pakt me Berishën është autogol për opozitën”, “ACR u uron Bajramin minatorëve me gjysmë page shpërblim”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar dërgoni një kërkesë në adresën; pr@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE