Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sërish për Kushtetutën
English

Sërish për Kushtetutën

Nga Eni Vasili

E gjithë vjeshta duket se do të shpenzohet në spiralen e paralajmëruar të një debati me fund të njohur. Ai për ndryshimet kushtetuese. Edhe pse mazhoranca e ka bërë tashmë të qartë qëndrimin e vet, opozita vazhdon të këmbëngulë në to dhe t’i cilësojë si të vetmin kapital garancie për dialog.

Që nga nënshkrimi i Kartës së Madhe të Lirive – “Magna Carta Liberatium”, dokument që njihet në historinë botërore si akti i parë konstitucionalist, dokumente të tilla kanë pasur të njëjtin qëllim: kufizimin e pushtetit. Më 1215-n, atëherë kur karta u nënshkrua për herë të parë, synimi ishte kufizimi i pushtetit të mbretit. Sot kur flasim pas gati 800 vjetësh, këto dokumente jo vetëm kanë si synim kufizimin e pushtetit të qeverive, por mbi të gjitha ushtrimin jo arbitrar të tij, duke u kthyer në ligjin themeltar që garanton demokracinë.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, njihet si Kushtetuta e parë që shquhet për qëndrueshmërinë e saj në shekuj. Një hyrje dhe shtatë nene të shprehura në shtatë mijë fjalë kanë pësuar shumë pak amendime, për shkak të zhvillimit të natyrshëm historik dhe social, por asnjë ndryshim të parimeve bazë. Edhe pse sistemi ynë politik ndryshon nga ai amerikan, parimi i ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e baraspeshimit (chec & balance) që burojnë nga Kushtetuta amerikane janë frymë e çdo Kushtetute sot. Ashtu siç e parashikon edhe neni shtatë i Kushtetutës shqiptare:

“Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutivë dhe gjyqësorë”.

Duke pranuar se ndryshimet kushtetuese të 2008-s ishin një gabim, Edi Rama pranoi se Kushtetuta ishte prekur në parimet e saj bazë. Por a mjafton fjala “gabim” dhe “korrigjim” për ta bërë sot opozitën realisht të besueshme në pendesën e saj për një mëkat të tillë, pa shpjeguar se përse pranoi t’i votonte ato ndryshime? Do të ishte naive po të mendonim se opozita nuk i dinte pasojat. Përse pranoi jo vetëm ta prekte Kushtetutën, por edhe përse i duhej që si qeveri e ardhshme potencialisht, në atë vit pragzgjedhor, të kontrollonte gjyqësorin, një pushtet kushtetutshmërisht të pavarur?

Sigurisht që votimi i presidentit me shumicë të thjeshtë vë në dyshim shumë të fortë të ardhmen e ndarjes së pushteteve, në mënyrë të veçantë mes ekzekutivit dhe gjyqësorit. Por 115 vota blu dhe rozë që miratuan këtë kompromis politik ekzekutuan në të njëjtën kohë edhe mundësinë për konsensus për çështje madhore që rrjedh nga Kushtetuta siç është edhe zgjedhja e Presidentit të Republikës. Si bashkautore e këtij akti politik, opozitës sot i duhet një akt i vërtetë MEA CULPA. Asaj i duhet të na bëjë të besojmë jo vetëm se është realisht e penduar që duke menduar se do të ishte mazhoranca e ardhshme, do të kishte të gjitha pushtetet nën kontroll, por mbi të gjitha se këtë grykësi nuk do ta ketë as në të ardhmen, kur të jetë realisht alternativë qeverisëse në pushtet. Vetëm pas një akti të thjeshtë sinqeriteti me publikun, nisma opozitare për ndryshimet kushtetuese mund të marrë jo vetëm legjitimitet, por edhe mbështetje.

Afërmendsh që Edi Rama mendoi se këto ndryshime kushtetuese do t’i gëzonte si kryeministër në të kundërt sot, pikërisht pas dy humbjeve me radhë dhe në prag të zgjedhjes së presidentit, nuk do t’i quante ato një gabim. Por kultura e munguar politike e zotimit konkret në publik për ndërtimin e një shteti konstitucionalist dhe demokratik duhet të marrë fund.

Dhe nëse Edi Rama mendoi se këto ndryshime kushtetuese do t’i gëzonte si një kryeministër i gjithëpushtetshëm, nga ana tjetër Sali Berisha duhet të mendojë se një ditë do t’i duhet t’i pësojë si opozitar.

E para Kushtetutë e shkruar në botë, Kushtetuta amerikane, e hartuar nga një asamble gjysmë perëndish, siç i shkruante Tomas Xhefersoni Xhon Adamsit, reziston autoritare tashmë prej gati dy shekujsh e gjysmë. Sigurisht përballë saj, as dy dekadat e Kushtetutës sonë janë shumë pak. Por besimi shumë i madh që gëzon sotShBA Kushtetuta është kthyer në kultin e adhurimit të saj dhe të qeverisjes “me ligjet dhe jo me njerëzit”.

Pikërisht Edi Rama dhe Sali Berisha, dy njerëzit më të pushtetshëm sot në Shqipëri, duhet të preokupohen t’u lënë brezave një Kushtetutë që me mishërimin e sovranitetit dhe autoritetit të saj iu krijon shtetasve siguri dhe garanci për jetën, pronën dhe punën e tyre, pavarësisht se cilët njerëz i qeverisin sot apo do t’i qeverisin pas 200 vjetësh.

Gazeta "Shqip"

KOMENTE