Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhën 3 ton skrap në trenin e mallrave, kapen 2 hajdut, i treti në kërkim
English

Vodhën 3 ton skrap në trenin e mallrave, kapen 2 hajdut, i treti në kërkim

Shkodër, 31 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Dy të rinj shkodran kanë përfunduar të prangosur pasi vodhën 3 ton materiale skrapi, duke penguar lëvizjen e trenit të mallrave.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës thonë për agjencinë e lajmeve NOA, se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Golem të Shkodrës, ku Mark Gështenja 26 vjeç, Pepë Ndërvataj 19 vjeç dhe 15 vjeçari me iniciale M.L, në bashkëpunim me njeri tjetrin bllokuan lëvizjen e trenit të mallrave dhe vodhën 3 ton materiale skrap në vagonat e tij.

Ndërsa dy prej tyre u kapën, 26 vjeçari Gështenja arriti tu shpëtojë uniformave blu, çka bëri që policia ta shpallë në kërkim.

Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet për ngjarjen, ndërsa efektivat e policisë po vijojnë punën për kapjen e Mark Gështenjës.

a.y/NOA

KOMENTE