English

WikiLeaks, në faqe pas sulmit vetëm 6 nga 700 dokumentat për Shqipërinë

E mërkurë, 31 gusht 2011, NOA / Albana Qehajaj - Lajmi për sulmin është bërë i ditur në rrjetin social Twitter dhe mendohet se është shpërndarë nga vetë Julian Asanzh, themeluesi i australian i faqes onlinë. Mesazhi i përcjellë në Twitter është «WikiLeaks.org është aktualisht nën sulm”.

Faqja online e internetit Wikileaks, është i famshëm për publikimin e korrespondencës mes ambasadave amerikane në të gjithë botën me Departamentin Amerikan të Shtetit. Momentalisht në faqen e WikiLeaks ndodhen vetëm 6 dokumente për Shqipërinë ndërkohë që dje rezultonin gati 700 dokumente të tilla. Organizata njofton se ka pësuar sulmin informatik gjatë natës së mbrëmshme, ndërsa po procedonte me publikimin e një vale të re mesazhesh diplomatike amerikane, të njohura ndryshe si kabllograme, mes te cilave edhe qindra të dërguara nga Ambasada amerikane në Tirane drejt DASH, që nga viti 2007 deri në 2010-ën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në reagimin e tyre sot rreth orës 15.00 paralajmuan se publikimi i dokumentave sekrete nga WikiLeaks vë në rrezik jo vetëm sigurinë individuale, por edhe atë kombëtare. Reagimi i DASh erdhi përmes zëdhënëses Viktoria Nuland, e cila shprehu shqetësimin për të dhënat e zbuluara nga dokumentat e klasifikuara. Ajo tha se publikimi i të dhënave apo dokumentave sekrete jo vetëm kërcënojnë marrëdhëniet diplomatike të Shteteve të Bashkuara, por edhe përbëjnë rrezik për sigurinë e individëve. Nuland nuk ka konfirmuar vërtetësinë ose jo të materialeve, por është përqëndruar në pasojat që ka publikimi i tyre.

a.q/NOA

KOMENTE