English

Akuzat për tenderat, ministri Vasili shigjeton Bankën Botërore

Tiranë, 1 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili sqaron arsyen pse Banka Botërore ka tërhequr invesitmin 1.1 miliardë dollarë për tenderimin e pajisjeve spitalore. “Ministria Shëndetësisë, komisioni përkatës i Vlerësimit të ofertave, i ngritur sipas procedurave ka vlerësuar dhe ka shpallur kompaninë fituese me çmim më të ulët. Ka qenë Banka Botërore e cila nuk e ka pranuar çmimin më të ulët dhe ka kërkuar që vlerësimet teknike, e specifikimet të shikohen më gjerë e gjatë. Është pranuar nga Ministria kjo gjë, pra që të hiqte dorë nga çmimi më i ulët, dhe BB referohet se duhet shikuar fituesi mes kompanive me cmime më të larta. Pas një rivlerësimi u shpall një kompani e caktuar. BB insistoi për një kompani tjetër që të shpallej fituese. Kjo kompani për fat të keq kishte deklarime të reme dhe falso për shpalljen e tenderit, gjë e cila iu bë me dije me shkrim dhe specialistë BB dhe drejtuesve në Ëashington. Në këtë frymë ne i komunikuam përsëri bankës që ajo të sugjeronte kë mendonte ndërmjet gjithë pjesëmarrësve të tenderit, por kurrë për të pranuar që kompani, të cilat deklarojnë në mënyrë falco e të rreme, të ishin ata që të përdorin fondet publike”, tha Vasili.

Deklaratat ministri i Shëndetësisë i bëri pas vizitës në Qendrën Shëndetësore nr 2 në Tiranë, ku u njoh me investimet në infrastrukturë dhe blerje aparaturash mjekësore, që sipas tij po realizohen në të 10 Qendrat Shëndetësore të kryeqytetit.

Po në këtë dalje publike, kreu i Shëndetësisë reagoi edhe për debatete brenda LSI-së. Sipas tij, këto nuk janë debate që vijnë nga partia, që përfaqëson, por janë vetëm çështje mediatike në vakumin e lajmeve stinore.

a.q/NOA

KOMENTE