English

“Është koha e bashkëpunimit në emër të ligjit”

Nga Jozefina Topalli

"Unë jam sot këtu, për të ftuar kolegët e mi, deputetë të maxhorancës dhe të opozitës, të punojmë e të votojmë bashkë. Sinqerisht i ftoj të votojmë bashkë. Ne po hyjmë në vitin e tretë të kësaj legjislature. Ne kemi privilegjin dhe mundësinë të bëjmë hapa të tjera drejt BE-së. Integrimi në BE i Shqipërisë nuk është as majtas as djathtas.Integrimi ne BE është objektivi ynë kombëtar. Çdo gjë që i bashkon shqiptarët duhet të na bashkojë edhe ne me votë në Parlament", theksoi sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topallinjë konferencë për shtyp, ku ndër të tjera tha:

"Së shpejti fillon sesioni i ri parlamentar. Fillon puna për vitin e tretë të kësaj legjislature. Në vitin e parë Kuvendi ka miratuar 241 ligje.

Në vitin e dytë kaluam reforma, votuam 233 ligje e marrëveshje që veç të tjerave bënë të mundur lëvizjen e lirë. Këtë sesion na presin shumë reforma të tjera.

Mes tyre, na presin disa ligje që kërkojnë votat edhe nga opozita. Disa nga këto ligje janë gati. Mjafton vetëm që të gjithë deputetët të çojnë kartonin jeshil. Reforma zgjedhore kërkon më shumë se kaq. Por, në fund të gjitha kërkojnë vullnet të mirë dhe çdo deputet të nderojë betimin që ka bërë.

Kuvendi nuk mund të jetë pa fund vetëm vendi i deklaratave, por edhe i punës për të gjithë. Dhe kjo së pari kërkon që të gjithë deputetët të fokusohen në një angazhim konstruktiv, të angazhohen në veprime që çojnë në hapa pozitive drejt BE-së.

Parlamenti është institucioni qëndror i demokracisë. Parlamenti është institucioni fondamental i shtetit. Aty janë diskutuar e aprovuar të gjitha, ligjet, reformat që kanë ndryshuar vendin, pavarësisht vështirësive.

Unë jam sot këtu, për të ftuar kolegët e mi, deputetë të maxhorancës dhe të opozitës, të punojmë e të votojmë bashkë.

Bojkoti i votimit mund të jetë përdorur ndonjëherë në shekullin e kaluar. Por strategjia e bojkotit nuk bën sens në shekullin XXI. Ajo është një anakronizëm i skualifikuar.

Deputetët e mazhorancës presin që te punojnë e te votojnë bashke me deputetët e opozitës për reforma të rëndësishme.

Çdo gjë që i bashkon shqiptarët duhet të na bashkojë edhe ne me votë në Parlament.

Shqipëria është evropiane. Dhe shqiptarët duan të jenë pjesë e BE-së.

Të gjithë deputetët duhet të votojnë ligjet që BE-ja i kërkon nga ne shqiptarët. Kur hoqëm vizat mjaftuan vetëm votat e mazhorancës. Sot për stacionet e tjera drejt BE-së duhet edhe vota e opozitës.

Axhenda e ardhshme e parlamentit e ka emrin reforma. Ftoj njerëzisht kolegët e opozitës të punojmë për to.

Sinqerisht i ftoj të votojmë bashkë. Ne po hyjmë në vitin e tretë të kësaj legjislature. Ne kemi privilegjin dhe mundësinë të bëjmë hapa të tjera drejtë BE-së.

Shqiptaret kane konsensus për këtë. Shqiptarët janë unanim për këtë. Ne që i përfaqësojmë ato nuk mund të jemi ndryshe. Në parlament të gjithë deputetët, duhet të votojnë mbi këtë konsensus. Ne duhet të ngremë komisionin për reformën zgjedhore, por këtë duhet ta bëjmë bashkë.

Nuk duhet të lëmë në ligj asnjë boshllëk. Kjo është detyrë. Por edhe për këtë duhet angazhimi edhe i opozitës. Interesat publike, respektimi i shtetit ligjor, integrimi i vendit është detyra e të gjithëve.

Por, për këtë duhet të bashkojmë votat. Integrimi ne BE i Shqipërisë nuk është as majtas apo djathtas. Integrimi ne BE është objektivi ynë kombëtar.

Askush nuk mund të bëj tregti me të. Tani është koha. Është urgjente.

Nëse punojmë të gjithë bashkë brenda shtatorit ne mund të bëjmë shumë punë të mira. Ne jemi gra dhe burra të lirë të këtij vendi.

Askush nuk mund të akomodohet pa bërë detyrën. Nuk ka asnjë argument për të mos bërë detyrën. Vendi ka nevojë për mbështetjen e opozitës, për votën e opozitës, për 12 rekomandimet, unë dëshiroj te jem optimiste.

Mazhoranca është e hapur për të bashkëpunuar. Ne të gjithë jemi me vullnet pozitiv për axhendën tonë. Është axhendë reformash. Është axhendë e shqiptarëve, është axhendë integrimi."

KOMENTE