English

Sean Penn: Oliver Stone nuk është i zgjuar

SHBA, 1 Shtator NOA - Sean Penn nuk i pëlqen aspak rrotullimin e fjalëve, kjo dhe kur flet për kolegët e tij: “Nëse do të ishte i zgjaur, Oliver Stone do të krijonte filma edhe më të bukur dhe tashmë mund të ishim takuar”, - deklaron ai për Max.

Janë legjendare zënkat e tij me Nicholas Cage për të cilin pohon: “Është një ndër aktorët më të mirë përveç faktit që është shitur për para”.

“Me Madonën kam ndenjur për katër vjet pa kryer asnjëherë një bisedë siç duhet”.

Megjithatë është dikush që shpëton nga kritikat dhe mban emrin e Clint Eastwood: “Është nga legjendat e pakta të Hollywood që nuk më ka zhgënjyer asnjëherë”.

Në lidhje me Amerikën: “E dua tokën time, e di që jam rritur në një vend që drejtohet nga një fe që ishte ajo e frikës, me një qeveri të korruptuar dhe një popullsi të bardhë që jeton në një terren që e ka vjedhur dhe më pas ka kaluar në gjenerata të ndryshme”.

Asnjë problem me armët: “Të kesh një pistoletë është e drejta ime si qytetar, në këtë mënyrë kam një licencë të rregullt”.

r.b/NOA

KOMENTE