English

I gjendet thikë dhe municione në shtëpi, arrestohet 21-vjeçari

Shkodër, 2 shtator, NOA – Policia e Shkodrës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 21vjeçar pasi akuzohet për trafik armësh dhe municionesh si dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Ritvan Pjollaj u arrestuar mbrëmjen e djeshme në orën 21:00 në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës, pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij.

Policia gjeti në cilësinë e provës materiale, një thikë bajonetë e mbrehur në maje, një tub zhurmë-shues i kromuar, si dhe një dorezë me dhëmbëza.

Policia ka kaluar dokumentacionin në Porkurorinë e Shkdrës, e cila pritet të ndjek dhe procedurat e caktuara.

a.k/NOA

KOMENTE