Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi takon Tadiç: Komunikimi i përhershëm, në interes të dy vendeve
English

Topi takon Tadiç: Komunikimi i përhershëm, në interes të dy vendeve

Viminacium (Serbi), 2 shtator 2011, NOA- Presidenti shqiptar Bamir Topi, në vijim të qëndrimit në Serbi ku po merr pjesë më samitit të 9-të Rajonal të UNESCO-s, ku marrin pjesë Krerët e Shteteve të Evropës Juglindore, u takua me Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Topi vuri në dukje se marrëdhëniet me Serbinë përbëjnë prioritet me rëndësi të politikës rajonale të Shqipërisë, e cila synon të ndërtojë me Serbinë raporte të mira dhe konstruktive, në interes reciprok të dy vendeve.

Më tej Topi tha se, “Dialogu politik, institucionalizimi i marrëdhënieve, kalimi nga kontaktet sporadike në vendosjen e një komunikimi të përhershëm, do të krijonte një klimë të qëndrueshme mirëbesimi dhe sinqeriteti mes nesh”.

Në vijim të dy Presidentët shprehën të njëjtin interes që përmirësimi i marrëdhënieve midis dy vendeve të mos mbetet vetëm në nivelin e vullnetit dhe dëshirës së mirë, në zhvillimin e takimeve apo në përpjekjet për përmirësimin e kuadrit ligjor, por të fitonte një përmbajtje konkrete.

Në këtë linjë, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, ashtu sikundër dhe në fusha të tjera si arsimi, kultura, shëndetësia, transporti, turizmi etj.

Kreu i Shtetit shqiptar vuri në dukje dhe mundësitë dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe popujve tanë edhe në kontekstin e bashkëpunimit rajonal si parakusht për integrimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti Topi theksoi edhe një herë në këtë takim qëndrimin e shtetit shqiptar se, “çështja e statusit të Kosovës dhe kufijve të saj është për ne një çështje e mbyllur”.

Duke qëndruar në këtë temë Topi tha se, “Shqipëria mbështet plotësisht tërësinë territoriale të Kosovës në kufijtë e saj aktualë të njohur ndërkombëtarisht. Shqipëria mbështet bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për çështje praktike, si dy shtete të pavarura dhe sovrane në dobi të përmirësimit të jetës së qytetarëve në të dy vendet”.

Ndër të tjera Presidenti shqiptar theksoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të të drejtave të shqiptarëve, të cilët jetojnë në Jug të Serbisë, të drejta si ajo e arsimimit, e barazvlerësimit të diplomave, asistenca shëndetësore, librat në shqip, etj., që përkojnë me standardet demokratike evropiane.

Presidenti Topi dhe Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, ndanë të njëjtin mendim se, Samiti i 9-të rajonal i UNESCO-s me Krerët e Shteteve të Evropës Juglindore thellon dhe forcon marrëdhëniet dhe lidhjet e bashkëpunimit mes popujve dhe vendeve pjesëmarrëse.

Kreu i Shtetit shqiptar nënvizoi në këtë drejtim edhe shkëmbimin e vizitave reciproke të niveleve më të larta, duke e ftuar Presidentit Tadiç në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit nga ana e tij.

Në këtë samit i cili mbahet në Serbi mungon Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

a.y/NOA

KOMENTE