English

Emërohet nënsekretar i ri i operacioneve paqeruajtëse të OKB

Nju Jork, 3 shtator, NOA - Kombet e Bashkuara kanë emëruar shefin e ri të operacioneve paqeruajtëse të këtij misioni në tërë botën. Diplomati francez, Herve Ladsous, u emërua të premten mbrëma në postin e nënsekretarit gjeneral për operacione paqeruajtëse.

Ai do të mbikëqyr operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Haiti, Liban, Sudan dhe në vende të tjera.

Ladsous zëvendëson në këtë mënyrë diplomatin Alain Le Roy.

NOA/RFE

KOMENTE