Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje sulmon Tahirin me domate, prangosen 35 aktivistë
English

Vetëvendosje sulmon Tahirin me domate, prangosen 35 aktivistë

Prishtinë, 3 shtator 2011, NOA- 35 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosja janë prangosur ditë e sotme nga policia e Kosovës, gjatë një aksioni protestues të tyre kundër zëvendës-kryeministres Edita Tahiri dhe koncesioneve të vazhdueshme të saj ndaj Serbisë dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës.

Në një deklaratë të Vetëvendosjes thuhet se, policia nuk kurseu as deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste.

Theksohet se, aktivistët e Lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës që e lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me Kryeqytetin e Kosovës, për t’ia bllokuar atë zv. Kryemninistres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë.

“Kjo e fundit prapë u ul pranë Borisllav Stafanoviçit, njeriut që i udhëhoqi strukturat paralele të Serbisë në luftën e tyre kundër pikave doganore të Kosovës në pjesën veriore, e i cili tash u shndërrua në negociatorin i cili e nxjerri një marrëveshje pikërisht për këto pika. Takimi i djeshëm e ktheu Kosovën në gjendjen e para 25 korrikut. Takimi i djeshëm përfundimisht e dërgoi një sinjal te të gjithë ndërkombëtarët se Kosova nuk e konsideron punë të madhe sulmin e Serbisë ndaj Kosovës, dhe veçanërisht angazhimin aktiv të Borisllav Stefanoviçit në këtë sulm”, thuhet në qëndrimin e Vetëvendosjes.

Ndërkaq sipas mediave kosovare thuhet se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan pas sulmit të ndërmarrë ndaj Edita Tahirit duke e qëlluar me domate, gjatë kohës që ajo kthehej nga Brukseli pas negociatave me palën serbe.

Të arrestuar sot nga Policia e Kosovës janë:

1 Adonis Tahiri

2 Agron Kabashi

3 Aida Derguti

4 Aida Dërguti

5 Albana Fetoshi

6 Albulena Haxhiu

7 Anita Shabani

8 Arbnor Dehari

9 Astrit Dehari

10 Boiken Abazi

11 Dardan Molliqaj

12 Drenushë Xhemajli

13 Durim Jasharaj

14 Erzen Vraniqi

15 Etleva Malushaj

16 Flamur Pireva

17 Frasher Krasniqi

18 Gëzon Kastrati

19 Krenare Krasniqi

20 Kreshnik Ahmeti

21 Kushtrim Dakaj

22 Labinot Kelmendi

23 Leonida Molliqaj

24 Marigonë Drevinja

25 Muhamet Bytyçi

26 Naim Jakaj

27 Nora Fetoshi

28 Pajtim Demaj

29 Rron Gjinovci

30 Selman Sokoli

31 Teuta Rrusta

32 Valdrin Ahmeti

33 Zgjim Hyseni

34 Myrvete Haradinaj

35 Lirim Gashi

a.y/NOA

KOMENTE