Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rebelët gati të sulmojnë bazën e forcave të Gadafit
English

Rebelët gati të sulmojnë bazën e forcave të Gadafit

Tripoli, 4 shtator 2011, NOA - Rebelët libianë thonë se janë gati të rrethojnë Bani Ëalid, një nga bazat që i kanë mbetur ish-udhëheqësit libian Muamar Gadafi. Luftëtarët kundër Gadafit thanë sot se janë gati të kryejnë sulmin.

Këshilli Kalimtar i Libisë i bëri dje thirrje civilëve në zonat që ende janë nën kontrollin e forcave të Gadafit, t’u bashkohen forcave kryengritëse, duke u zotuar se ndaj tyre nuk do të ketë hakmarrje. Zyrtarët e forcave rebelëve thonë se ata janë në “pozita të forta” dhe se mund të hyjnë në çdo kohë në qytet, por se duan të shmangin gjakderdhjen.

"Tani jemi përqëndruar në qytetin Um al-Gindel dhe jemi të gjithë të bashkuar në një vijë të vetme mbrojtëse. Ndodhemi 80 km larg nga Sirte dhe jemi gati për luftim, madje në gjendje të mirë shpirtërore. Kemi përgatitur me kujdes disa plane, për të patur sukses në sulmin ndaj qytetit Sirte." - tha zëdhënësi.

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit e ka shtyrë deri të shtunën e ardhshme afatin për dorëzimin e të gjithë kundrështarëve. Zyrtarët e Këshillit shpresojnë se mund ta shmangin rrethimin në zonat e banuara nga civilët.

a.q/NOA

KOMENTE