English

Risia, Donald Trump flet shqip në Panairin Ndërkombëtar të Ndërtimit RealEX 2011

Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA është sponsore zyrtare e këtij panairi Tiranë, 4 Shtator 2011 NOA - Nga datat 6 deri në 8 shtator Tirana do të kthehet në kryeqendrën e industrisë së ndërtimit për rajonin e Ballkanit. Më shumë se 60 kompani vendase dhe ndërkombëtare që merren me ndërtimin apo prodhimin si dhe me tregtimin e materialeve të ndërtimit, do ti ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre në tregun shqiptar Risi e këtij panairi është dhe video-konferenca e datës 7 shtator ku për herë të parë z. Donald Trump (miliarderi amerikan në fushën e ndërtimit) do tu drejtohet pjesëmarrësve gjatë RealEX Awards 2011 Live nga New York-u me një prezantim me temën “Ndërtimi pas krizës së 2008-s”. Trump njëkohësisht do të marrë pyetje nga publiku shqiptar si dhe do ta ndajë çmimin për “Ndërtuesin e Vitit” për vitin 2011. Ky është evenimenti i vetëm në Evropë ku z. Trump mban një prezantim të tillë që nga vitet e para të krizës globale financiare që paraqet një respekt të madh për publikun tonë e sidomos për industrinë e ndërtimit shqiptar. Ky eveniment mbahet si pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Ndërtimit – RealEX 2011 i cili nga data 6-8 Shtator do ta bëjë Tiranën kryeqendër të industrisë së ndërtimit për rajonin e Ballkanit. Më se 60 kompani vendase dhe ndërkombëtare që merren me ndërtim apo prodhim dhe tregtim të materialeve do ia ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre tregut shqiptar. Në kuadër të RealEX 2011 do të mbahet edhe Konferenca Ndërkombëtare e Ndërtimit dhe Investimeve ku një numër i madh i ekspertëve nga Evropa, Lindja e Mesme dhe SHBA do të diskutojnë në lidhje me temat më aktuale që lidhen me ndërtimin, investimet dhe legjislacionin shqiptar në këtë sfere. Si folës kryesorë do të jenë z. Christian Petter, CEO për EJL në BNP Paribas Investment Partners dhe z. Mohammed Abdul Khaliq, Drejtor Ekzekutiv në Inovest nga Bahraini. Si partner kryesor i evenimentit paraqitet kompania KNAUF, e cila duke u nisur nga pozicioni i liderit në këtë treg, dëshiron që ta suportojë këtë ngjarje të rëndësishme për industrinë e ndërtimit. Prezantim special gjatë konferencës do të jetë edhe z. Todor Delovski, Drejtor Gjeneral i Knauf për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën. Kush është Donald Trump Donald Trump është miliarderi amerikan i cili krijoi perandorinë e vet duke ndërtuar dhe investuar në pasuri të paluajtshme në SHBA si dhe në botë. Në portofolin e tij janë disa nga ndërtimet më luksoze dhe të rëndësishme në New York siç janë Trump Tower dhe Trump International Hotel & Tower. Kontravers dhe njëkohësisht sharmant, ai arriti një famë botërore si në industrinë e ndërtimit por gjithashtu edhe entertainment (argëtim), me serialin e tij “The Apprentice”. Ai njëkohësisht është pronar i brendeve Miss Univers dhe Miss USA. Përveç mediave, z. Trump është edhe një nga autorët më të shitur në botë për librat e tij lidhur me biznesin dhe sipërmarrjen, siç është bestseller-i i tij “The Art of Deal”. Për më shumë informacione në lidhje me evenimentin mund të merrni në spotin e NOA si partner zyrtar i Panairit. e.t/NOA

KOMENTE