Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetë austriakë vizitë në Shkodër: Shqipëria është në Evropë
English

Deputetë austriakë vizitë në Shkodër: Shqipëria është në Evropë

Shkodër, 5 shtator 2011, NOA - “Shqipëria është në rrugë të mbarë të integrimit evropian, kjo për faktin se qeveria Shqiptare ka bërë ndryshime të mëdha këto vitet fundit”. Ëhtë ky vlerësimi i deputetit të parlamentit austriak, Verner Amon i cili kryeson delegacionin prej 10 deputetësh të cilët ndodhën në një vizitë në qytetin e Shkodrës. Ai shtoi se gjatë takimeve që do ketë me deputetë shqiptarë, do t’i inkurajojë ata në punën drejt integrimit në Evropën e Bashkuar si dhe vlerësoi se çdokush që mendon se Shqipëria është jashtë Evropës e ka gabim. “Shqipëria është në Evropë, madje fuqishëm”, tha Verner Amon, kryetar i delegacionit të deputetëve austriakë. Në lidhje me qëndrimet e opozitës, deputeti austriak i Partive Popullore, vlerëson se si në çdo demokraci të konsoliduar në botë, divergjencat dhe dallimet janë, por në të gjitha këto demokraci mbizotëron kompromisi për të mirë të vendit dhe këtë duhet ta kenë parasysh deputetët në nisje të këtij sesioni parlamentar. Ndërkaq, kreu i delegacionit austriak gjatë vizitës së tij në Bashkinë Shkodër, u takua me kryetarin Lorenc Luka dhe deputetin Astrit Bushati. Qeveria austriake në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë kryer një sërë investimesh të rëndësishme në infrastrukturë në qytetin e Shkodrës. a.q/NOA

KOMENTE