Lajmet e datës 5 Shtator 2011
- 40% e Europës vuan nga sëmundje mendore E hënë, 5 shtator 2011, NOA- Rreth 40% e qytetarëve europian, të barabartë me 165 milionë njerëz janë të prekur nga sëmundje mendore dhe neurologjike dhe çdo vit vuan nga probleme të tilla si depresioni, ankthi pagjumësia dhe dobësia.
- Jahjaga vizitë në Bruksel E hënë, 5 shtator 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë ditës së sotme u nis për një vizitë zyrtare tre ditore në Bruksel. Gjatë kësaj vizite, Presidentja Jahjaga pritet të takohet me Catherine Ashton, përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Stefan Fule
- Parashikimi i motit për 6 shtator 2011 Tiranë, 5 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët por vranësirat do të jenë të pranishme ndërsa me vranësira dhe shira të dobët dhe të izoluar do të jenë zonat malore verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.
- Prangoset 18 vjeçari, pas 5 orësh kërkim Gjirokastër, 5 shtator 2011, NOA- (Update) Lidhur me operacionin policor të ndodhur mesditën e sotme në Kakavijë, ku u kapën dhe sekuestruan 3 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, është arrestuar edhe autori i dyshuar si zotëruesi i saj.
- Turizmi dhe Shqipëria si një vend “under construction” Shpallja e një programi zhvillimi nën implementim e politikave si një vend “under construction”, mund të jetë një ide-zgjidhje momentale, por efikase
- Wikileaks, Arvizu: Ka nga ata që e kthyen kokën në kohën e sigurimit Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- (Update) Në vijim të fjalës së tij për mediat ambasadori amerikan Alexander Arvizu, komentoi situatën e krijuar së fundmi në vend për publikimet e Wikileaks.
- Arvizu: I rëndësishëm fakti, që palët pranuan të punojnë bashkë Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Menjëherë pas përfundimit të punimeve të seancës së parë parlamentare, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexander Arvizu u shpreh se fillimi i seancës nuk ishte i thjeshtë, por duhet të niste diku.
- Meta: Deputetët të punojnë për integrimin Tiranë, 5 shtator 2011, NOA- Gjatë punimeve të seancës së parë të sesionit të ri parlamentar kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta përsëriti edhe një herë qëndrimin e partisë së tij për një pakt kombëtar për integrimin.
- Zëdhënësi i fuqishëm i Shqipërisë Parlamenti është vendi ku ne do të bëhemi avokati i këtyre lirive dhe të drejtave. Deri në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Nga Edi Rama Kryetar i Partisë Socialiste Siç është vendosur prej kohësh dhe konfirmuar në mbledhjen e Asamblesë tonë Kombëtare, ne sot do të
- Mediat e huaja i bëjnë jehonë fitores së licencës së dytë 3G nga AMC Tiranë, 5 Shtator 2011 NOA – Mediat e huaja i kanë bërë jehonë lajmit që kompania e telefonisë celulare AMC në Shqipëri ka paraqitur ofertën më të lartë për licencën e dytë 3G duke u bërë kështu operatori më i ri me teknologji 3G për abonentët.
- Berisha: Të ftojmë ekspertët për Reformën Zgjedhore Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryeministri Berisha që nga foltorja e parlamentin në seancën e parë parlamentare për këtë sesion shprehu bindjen se zgjedhjet plotësuan dy kritere kryesore, liri dhe ndershmëri.
- Patozi: Presim votën e opozitës, Rama përgjegjës për bllokimin në parlament Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi në fjalën e mbajtur në parlament duke iu drejtuar opozitës u shpreh se, ata u mundën si burrat në kryeqytet ku u rrëzua me votë pashallëku i kryetarit.
- Berisha: Ruçi bëri vajtimin e një disfate të merituar Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/Arjola Ymeraj- Në përgjigje të fjalës së kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi reagoi Kryeministri Berisha.
- Ruçi: Zgjedhjet të paligjshme, dështimi më i madh drejtësia Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi në fjalën e mbajtur me rastin e hapjes së sesionit të ri parlamentar, kryefjalën e tij pati rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit si dhe gjithë procesin zgjedhor.
- Topalli: Të përveshim mëngët, na presin reforma Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në fjalën hapëse gjatë seancës së parë të sesionit të vjeshtës parlamentar kryeparlamentarja Topalli uroi deputetët për punët që i presin.
- Nis sesioni i ri parlamentar, rikthehet opozita, ambasadorët vëzhgues Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Pak çaste më parë ka nisur sesioni i ri parlamentar ku krahas ligjvënësve, të pranishëm janë edhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri, si ai i SHBA Alexander Arvizu, ambasadorja e Francës Maryse Daviet dhe disa ambasadorë të tjerë.
- Tahiri- Wahlund: Marrëveshjet e dialogut çojnë drejt integrimit Prishtinë, 5 shtator 2011, NOA- Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri priti sot në takim ambasadorin e Suedisë për Kosovën rezident në Shkup, Lars Wahlund.
- Kapet në Durrës kosovari i shpallur në kërkim nga UNMIK Durrës, 5 shtator 2011, NOA- Një 53 vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë shqiptare pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK në Kosovë.
- Italia vijon ndihmën për shuarjen e zjarreve në Shqipëri E hënë, 5 shtator 2011, NOA- Departamenti i Mbrojtjes Civile italiane nëpërmjet një deklaratë për mediat shprehet se vijon ndihmesa italiane në aktivitetin kundër zjarrit në Shqipëri.
- Gerhard Shrëder: Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, s’i vjen prej tij e keqja Berlin, 5 shtator, NOA - Ish-kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, jep ide mbi mësimet që duhet të nxjerrë qeveria gjermane nga kriza e Eurozonës dhe idenë e tij për të krijuar “Shtetet e Bashkuara të Europës”.
- Kapen 3 kg marijuanë në kufi, policia shqiptare e greke në ndjekje të 18 vjeçarit Kakavijë, 5 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një 18 vjeçar është shpallur në kërkim duke përfshirë për kapjen e tij krahas policisë shqiptare edhe atë greke.
- Shpallen rezultatet e konkurseve të pranimit në Universitetin e Arteve për vitin akademik 2011-2012 Më poshtë mund të gjeni të plota, rezultatet e konkurseve të pranimit në Universitetin e Arteve për vitin akademik 2011-2012. Këtu klikoni për të parë rezultatet tek Fakulteti i Artit Skenik
- India përkujton vdekjen e Nënë Terezës Kalkuta, 5 shtator 2011, NOA - India përkujton 14-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës së Kalkutës, murgeshës shqiptare që ka krijuar Misionin e Karitasit.
- AMC the highest bidder for the second 3G license AMC announces that the company has participated in the tender organized by the Electronic and Postal Communications Authority, AKEP, to grant a second 3G mobile license in the market.
- Fjala e kryeministrit Berisha drejtuar deputetëve demokratë para seancës Nga Sali Berisha Zonja dhe zotërinj deputetë, Së pari dua t’ju përshëndes shumë përzemërsisht, por edhe të theksoj se kurrë ndonjëherë më parë nuk ju kam gjetur me kaq energji, entuziazëm dhe optimizëm sa në këtë takim.
- “Sekretet” e WikiLeaks për Shqipërinë, tani në “sitën” e prokurorisë Tiranë, 5 shtator 2011, NOA – Prokuroria shqiptare do të nisë verifikimet mbi rtë gjitha informacionet e dhëna në Kabllogramet e WikiLeaks për Shqipërinë.
- Deputetë austriakë vizitë në Shkodër: Shqipëria është në Evropë Shkodër, 5 shtator 2011, NOA - “Shqipëria është në rrugë të mbarë të integrimit evropian, kjo për faktin se qeveria Shqiptare ka bërë ndryshime të mëdha këto vitet fundit”.
- Christine Lagarde: Botën e kërcënon një recesion i ri financiar global Paris, 5 shtator, NOA – Drejtoresha e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar, diskuton frikën e saj për një recesioni të ri global. Në një intervistë “Der Spiegel”, Christine Lagarde, u bën thirrje vendeve të industrializuara të punojnë së bashku për të luftuar kërcënimin e një rënie të re ekonomike në
- Haxhinasto: Censusi që nis në vjeshtë me standarde ndërkombëtare Tiranë, 5 shtator 2011, NOA - Kryediplomati shqiptar Edmond Haxhinasto, ka vlerësuar ligjin për regjistrimin e popullsisë, të hartuar në përputhje me standartet më të larta ndërkombëtare dhe me zero tentative për manipulim.
- Panairi i Ndërtimit, miliarderi Trump i drejtohet Tiranës Tiranë, 5 shtator 2011, NOA - Panairi Ndërkombëtar i Ndërtimit që do të zhvillohet në Tiranë më 6 -8 shtator, do të promovojë mbi 60 kompani vendase dhe të huaja.
- Hidrokarburet,METE heq liçensat. Ja 11 kompanitë që ndëshkohen Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Mosplotësimi i kushteve ligjore të kapaciteteve depozituese-magazinuese, ka bërë që Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ( METE) të ndëshkojë 11 kompani që tregojnë hidrokarbure.
- Inspetoriati i Ndërtimit shemb ndërtimet pa leje në bregdet Durrës, 5 shtator 2011, NOA - Fadromat e Inpektoriatit të Policisë Ndërtimore të Durrësit kanë nisur punën diten e sotme për prishjen e objekteve pa leje, të ndërtuara në qytetin bregdetar, kryesisht gjatë viteve të fundit.
- Raportuesi i PE: Marrëdhëniet Serbi – Kosovë drejt përmirësimit Bruksel, 5 shtator 2011, NOA - Raportuesi i Parlamentit Evropian, për Serbinë Jelko Kaçin, duke komentuar arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se marrëveshja për vulat doganore dhe për kadastrat, paraqet hap të rëndësishëm në përparimin e raporteve mes dy vendeve.
- Berisha: Rama i shpëtoi vetmisë, tani të punojmë për reformat Tiranë, 5 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Kryeministri Berisha në mbledhjen e parë të grupit kuvendor demokrat për sesionin e ri kuvendor ka ftuar opozitën të punojnë për reformën zgjedhore.
- AMC, ofertuesi më i lartë për licencën e dytë 3G Tiranë, 5 shtator 2011, NOA - AMC bën me dije se ka marrë pjesë në tenderin e organizuar nga AKEP, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për dhënien e licencës së dytë celulare 3G në treg.
- Shkel në tokën shqiptare, arrestohet e shpallura në kërkim Durrës, 5 shtator 2011, NOA – Një 33 vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë menjëherë sapo ka shkelur në portin e Durrësit. Autoritetet policore njoftuan se ditën e djelë gjatë regjistrimit të pasagjerëve në hyrje, u bë identifikimi dhe kapja e shtetases në kërkim R.
- 14 vjet pas “Otrantos”, Pivetti kërkon falje për qëndrimin anti - shqiptar Vlorë, 5 shtator 2011, NOA – Ish-kryetarja e parlamentit italian Irene Pivetti që ka mbërritur për një vizitë në Vlorë është pritur me protesta nga familjarët e viktimave të Otrantos.
- Edi Rama: PS do të jetë e pranishme në çdo seancë kuvendore Tiranë, 5 shtator 2011, NOA – Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët në Asamblenë Kombëtare të PS-së, lideri i opozitës Edi Rama deklaroi sot se opozita do të hyjë në Kuvend duke u angazhuar për pjesëmarrjen e saj në çdo seancë plenare dhe votim ligjesh e reformash të rëndësishme të vendit.
- Pasqyra e shtypit, 5 shtator 2011 Tiranë, 5 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 5 shtator 2011. Gazeta "Panorama" ka si titull kryesor: "Administrata.
- Aksident në Lushnje, gjen vdekjen i riu nga Fieri Lushnje, 5 shtator 2011, NOA – Një 29-vjeçar nga Fieri gjeti vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm në bypass-in që lidh rrethrrotullimin Pluk - me atë të fshatit Savër në rrethin e Lushnjes.
- Minatorët ultimatum Kuvendit: Ndërhyni ose nisim grevë më të egër urie Bulqizë, 5 shtator 2011, NOA/Irma Toptani – Ndërkohë që nuk kanë arritur ende asnjë marrëveshje me kompaninë ACR pas plot dy muajsh protesta dhe një greve urie afro një mujore, minatorët e Bulqizës kërcënojnë me një grevë të re edhe më të egër se ajo e para.
- Efekti i kafes, pse është vetëm një iluzion Londër, 5 Shtator NOA - Për ata persona që besonin se pushimin për të pirë kafe e bënin me synim për të qëndruar zgjuar, atëherë duhet të ndryshojnë mendim.
- Vetëm 40% e mjekëve dhe infermiereve lajnë duart SHBA, 5 Shtator NOA - Janë ende të paktë mjekët dhe infermierët që lajnë duart: rreth 40%. Një rezultat i tillë bazohet në një studim në SHBA, ku dhe të dhënat e fundit që janë bërë të ditura nga OMS nuk janë inkurajuese.
- Mel B lind vajzën e tretë Los Anxhelos, 5 Shtator NOA - Vajza e tretë për Mel B, që gjatë natës të së enjtes dhe së premtes ka lindur në Spitalin “Cedars Sinai” të Los Angxhelos, struktura e njëjtë ku disa javë më parë lindi dhe vajzën e tyre të parë çifti Victoria dhe David Beckham.
- Neymar thekson qëndrimin e tij tek Santos Brazil, 5 Shtator NOA - “Tek Santos kam garancinë që jam gjithmonë pranë familjes sime, kam miqtë e minj dhe jam i lumtur. Cdo vednimdo të vlerësoj shumë me zemër dhe në atë moment mendova se nuk ishte momenti i duhur për tu larguar”.
- Kujdesi që duhet të bëni kur shkoni në një lokal që nuk e njihni Përdoruesit e alkoolit, dy herë më shumë shanse për të humbur kontrollin në një bar të panjohur Tiranë, 5 Shtator 2011 NOA / Arlinda Koçi – Jo rrallë na qëllon që të shkojmë në lokale, bare, kafene apo restorante të cilat më parë nuk kemi qenë.
- Ke mbushur 30 vjeç? Je femër apo mashkull s’ka rëndësi, do një fëmijë Vëzhgim në moshat e reja dhe sondazh për martesën e fëmijën. Kur trashëgohen në Tiranë, rrethe dhe fshatra. Në botë dhe këtu në Shqipëri, mosha 30 vjeçare, është zbuluar se është koha jo vetëm që femrat preferojnë të kenë fëmijë por edhe periudha kur meshkujve i lind dëshira për t’u bërë prind Tiranë
- Sesioni i ri parlamentar, opozita vendos në mesditë Tiranë, 5 shtator 2011, NOA – Ashtu siç ishte paralajmëruar Partia Socialiste do të mblidhet vetëm pak orë para mbledhjes së parë të sesionit të 5-të të legjislaturës së XVIII parlamentare, për të vendosur qëndrimin e saj ndaj parlamentit.
- Dietologët: Njohja e personalitetit tuaj është çelësi për humbjen e peshës Tiranë, 5 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Harrojeni numërimin e kalorive apo të ushqyerit në bazë të grupit të gjakut. Nëse ju vërtet dëshironi të humbni peshë, kushtojini rëndësi personalitetit tuaj.
- Komisioneri Fule mbërrin në Shkup, në qendër kontesti i emrit të Maqedonisë Shkup, 5 shtator 2011, NOA – Eurokomisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule mbërriti sot në Shkup në kuadër të një vizite zyrtare me rastin e 10 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
- Kapet 32-vjeçarja për vjedhje me dhunë Tiranë, 5 shtator 2011, NOA – Një 32-vjeçare nga Berati dhe banuese në Tiranë është prangosur nga efektivët e policisë së kryeqytetit nën akuzën e vjedhjes me dhunë.
- Vatikani pritet të njohë pavarësinë e Kosovës Vatikan, 5 shtator 2011, NOA – Selia e Shenjtë pritet të njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës. Lajmin e bëri publik gazeta kosovare Bota Sot, e cila citon fjalët e Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit për Kosovën.
- Kuvendi nis sot sesionin e ri parlamentar, rikthehet opozita Tiranë, 5 shtator 2011, NOA – Me mbarimin e pushimeve të verës Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare në orën 18.00. Sesioni i ri parlamentar pritet të rikthejë në kuvend pas disa muajsh bojkoti opozitën, e cila pritet t’i vendosë kushte mazhorancës sa i përket votimit të ligjeve të
- Pasqyra e shtypit, 5 shtator 2011 Tiranë, 5 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 5 shtator 2011. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Administrata.
- Bajerni i gatshëm për të zgjatur kontratën me Robben Gjermani, 5 Shtator NOA - Skuadra e Bajernit të Munihut dhe në veçanti presidenti i saj Uli Hoeness ka tepër besim në lidhjen me zgjatjen e kontratës të një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës.
- Foto-kamera perfekte multiview e Smasung SHBA, 5 Shtator NOA - Samsung i ka kushtuar shumë vëmendje auto-shkrepjes dhe auto-xhirimit. Në këtë mënyrë është prezantuar Samsung MV800 e familjes Multiview, që mbahet në një ekran LCD prej një madhësie 3 polëshe.
- Infra e kuqe ndihmon në gjetjen e baktereve “naftë-ngrënëse” Itali, 5 Shtator NOA - Në ndihmë të derdhjes së naftës që shkatërroi gjirin e Meksikës vitin e kaluar duhet thënë se ka pasur dhe shumë baktere “naftë-ngrënëse”.
- Është vetëm 4 vjeç dhe i jep makinës në autostradë Kinë, 5 Shtator NOA - Është vetëm 4-vjeç,por që tani mund të themi se premton të bëhet një pilote e denjë e Formula1. Është një vajzë e vogël kineze, e cila duhet thënë se ka pasion drejtimin e automjeteve pasi është filmuar teksa e përqendruar në timon kalon përgjatë autostradës me trafik
- Arrestohet pasi kafshoi një gjarpër piton Kaliforni, 5 Shtator NOA - Bëhet fjalë për një lajm bombë: në Sakramento, në Kaliforni, një person 54-vjeçar është arrestuar pasi k kafshuar një gjarpër të llojit piton, duke e lënë zvarranikun në tokë në kushte tepër të rënda.

