Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inspetoriati i Ndërtimit shemb ndërtimet pa leje në bregdet
English

Inspetoriati i Ndërtimit shemb ndërtimet pa leje në bregdet

Durrës, 5 shtator 2011, NOA - Fadromat e Inpektoriatit të Policisë Ndërtimore të Durrësit kanë nisur punën diten e sotme për prishjen e objekteve pa leje, të ndërtuara në qytetin bregdetar, kryesisht gjatë viteve të fundit. Aksioni ka startuar në qendër të qytetit bregdetar në një objekt tre katësh, ku është shembur shtesa e pallatit si dhe objekte të tjera pa leje në funksion të banorëve. Prishja e këtyre ndërtimeve do t’i hapë rrugë infrastrukturës së kësaj zone, me qëllim përmirësimin e imazhit në sajë të hapësirave të gjelbërta. Kryetari i inspektoriatit të policisë ndërtimore, Roni Shqopa tha se ështe i vendosur të zbatojë ligjin dhe të ndëshkojë të gjithë subjektet, që kanë abuzuar dhe shkelur ligjin qytet, për t’i iu banorëve një ambjent të gjelbërt dhe çlodhës. Aksioni do të vijojë dhe ditët e ardhshme në zonat të tjera të qytetit, pa lënë pas dore dhe objektet e paligjshme që janë ndërtuar pranë monumenteve arkeologjike. Për këtë të fundit po hartohet një projekt nga bashkia, me qëllim për një ndërhyrje sa më efikase, kryesisht në zonat turistike, të cilat mbeten mjaft problematike për qytetin e Durrësit. a.q/NOA

KOMENTE