English

Mel B lind vajzën e tretë

Los Anxhelos, 5 Shtator NOA - Vajza e tretë për Mel B, që gjatë natës të së enjtes dhe së premtes ka lindur në Spitalin “Cedars Sinai” të Los Angxhelos, struktura e njëjtë ku disa javë më parë lindi dhe vajzën e tyre të parë çifti Victoria dhe David Beckham.

Për ish pjesëtaren e Spice Girl, që ka dhe dy vajza të tjera (Phoenix Chi, 12 vjeç, me balerinin Jimmy Gulzar, ish-bashkëshorti i saj dhe Angel, 4-vjeç nga lidhja me Eddie Murphy) bëhet fjalë për fëmijën e parë me partnerin e saj aktual Stephen Belafonte.

Dhe vetëm pak orë pas eventit, Mel postoi disa rreshta dhe në profilin e saj në Twitter: “Përfundimisht vajza jonë mbërriti, Stephen gati sa nuk i ranë të fikët, Phoenix ulërinte, ndërsa unë qesha aq fort saqë vajza doli jashtë!!! Është thjesht fantastike!!!”.

r.b/NOA

KOMENTE