Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dinosauri i së majtës franceze
English

Dinosauri i së majtës franceze

The Economist

Është bekim të jesh socialist në një krizë financiare. Ose duhet të jetë. Te spekulatorët dhe agjencitë e ratingut e majta europiane ka një shpurë të përulur batakçinjsh e kriminelësh. Te pakënaqësia sociale në vlim, ka një forcë energjizuese. Një numër i fundit i revistës Paris Match e kish kapur këtë: pas faqes me trazira të shtresave të varfra në Britani, vinin me detaje brutale jahtet vezullimtare që shtyheshin në gjirin afër San Tropesë. Është koha, sigurisht, për të faqosur insertin social para dekadencës së pabindur.

E çuditshmja është se, pothuajse kudo, e majta europiane është në dobësim. Ndër vendet e mëdha partitë socialiste udhëheqin vetëm në Spanjë, ku duket se do të humbin në zgjedhjet e nëntorit. I vetmi vend i madh ku duket se e majta ka një shans të mirë të rikthimit në pushtet është Franca; në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të kësaj pranvere. Megjithatë, Partia Socialiste franceze dallon si më e parikonstruktuara e partive europiane. Prej këtej rrjedh edhe spektakli i nyjëtuar i një partie që përgatitet për pushtetin në një kohë kur tregjet po sfidojnë çdo kredo të saj.

Për të dhënë një ide të mendimit socialist francez, merr parasysh komentet e fundit të një prej kandidatëve që do të kërkojnë votën në zgjedhjet primare këtë tetor. Ségolène Royal, e cila humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2007 ndaj Nicolas Sarkozy, tha javën e shkuar se aksionet dhe spekulimi me borxhin duhet të bëhen të jashtëligjshëm. Duke denoncuar “globalizmin anarkik”, ajo bëri thirrje për vlera humane dhe që këto të dilnin mbi ato financiare si një mjet për të “çuar përpara pishtarin e një vendi të madh, Francës, e cila i dha botës parimet revolucionare për emancipimin e njerëzve”.

Znj. Royal, besoje ose jo, nuk konsiderohet si e moderuar. Në të majtë të saj, Arnaud Montebourg, i një lloji më të ri, më të ndjeshëm dhe më “të jashtëm” (outsider), flet për “deglobalizim”. Ai kërkon që të ndalohen bankat nga “spekulimi me depozitat e klientëve” dhe nxjerrjen jashtë ligji të agjencive të rating-ut. “Tregjet financiare duan të na kthejnë në kone të tyre”, shpalli ai në një panair fundjave në një fshat idilik, duke festuar gëzimket e la France profonde me shishe të panumërta vere burgundie. Duket se askush nuk i ka treguar se ka një mënyrë të thjeshtë për të shmangur zemërimin e tregjeve të bondeve: balancoji llogaritë dhe mos merr kredi.

Ngjitur me këtë alogjikë me të drejtë autori, premtimet e dy kandidatëve kryesorë, Martine Aubry dhe François Hollande, duken si të ishin ngrirë në kohë, diku aty nga viti 1981. Ata duan të kthejnë 60-vjetëshin si moshë të daljes në pension (sapo është rritur në 62) dhe të krijojnë 300 mijë vende pune për të rinjtë në sektorin publik. Secili mbështet synimet e Sarkozy-së për uljen e deficitit, por refuzon të miratojë planin e tij për ta futur në Kushtetutë një ligj për deficitin. Më shumë taksa, jo më pak shpenzime, është kredoja e tyre themelore.

Partia nuk është jashtë akordi me opinionin publik. Francezët janë pothuajse po aq unikalisht antagonistë me sistemin kapitalist që i ka bërë ata një nga popujt më të pasur të botës. Plot 57 për qind e publikut thotë se Franca duhet të ngrejë kufirin e tarifave doganore. Po kaq gjykojnë se tregtia e lirë me Indinë e Kinën, konsumatorët e të cilave blejnë shalle mëndafshi e çanta lëkure franceze, është “keq” për Francën. E djathta e ka mbajtur presidencën që nga viti 1995, pjesërisht për shkak se u ka mbajtur melodinë sentimenteve të tilla.

Shkaqet e majtizmit francez janë të ndryshme, por një ndër më të fortit është mbijetesa e mendimit marksist. Politikat e pasluftës në të majtë të spektrit, për dekada u dominuan nga Partia Komuniste, e cila rregullisht mori një të katërtën e votave. Në vitet ’50 shumë intelektualë, përfshirë Jean-Paul Sartre, iu ngjitën idealizmit pro-sovjetik, madje edhe pasi dolën në dritë tmerret e stalinizmit. Të tjerë luajtën me trockizmin edhe deri në kapërcyell të viteve ’70. François Mitterrand, mentori i zj. Royal, Aubry dhe z. Hollande, u ngjit në presidencë në vitin 1981, pasi premtoi një Utopi socialiste si një rrugë të tretë ndërmjet “shoqërisë kapitaliste, e cila skllavëron njerëzit,” dhe “shoqërisë komuniste, që i mbyt”.

Duke patur një traditë të tillë ka gjasa që udhëheqësit e sotshëm socialistë të besojnë në ato që thonë. Sidoqoftë, mund të debatohet rreth sasisë së duhur të centralizimit të tregut dhe konsolidimit fiskal. Prapë problemi i premtimeve të tyre është ky: çdo grimë kredo shoqërohet me një pjesë të turpshme pompoziteti.

Në të vërtetë socialistëve të Francës shpesh u është dashur të jenë pragmatikë me pushtetin. Si kryeministër në periudhën 1997-2002, Lionel Jospin, edhe vetë një ish-trockist, privatizoi më shumë asete se secili prej paraardhësev të tij të krahut të djathtë. Madje edhet Miterrand-i u detyrua të braktiste shtetëzimin dhe të përqafonte masat shtrënguese. Nëse socialistët fitojnë në vitin 2012, do t’u duhej “rreth një muaj ose ndoshta një javë” për të rrëfyer se ata “nuk kanë zgjidhje tjetër për të mbajtur deficitin nën kontroll”, thotë një figurë e lartë e partisë. Pension në moshën 60-vjeçare? Ide e mirë, por quel dommage (sa keq!), nuk na e mban xhepi.

Ju lutem na e lejoni një moment çmendurie

E gjithë kjo kërkon heroizëm ndërmjet centristëve që po konsiderojnë t’ia japin votën socialistëve me besimin se arsyeja do të fitojë mbi çmendurinë fiskale. Për më shumë, përvoja sugjeron se socialistët, nëse fitojnë, mund të ndihen të detyruar për të paraqitur një legjislacion ideologjik si lëshim për bazën e tyre të pakënaqur. Nën Miterrand-in ishte taksa e pasurisë. Nën Jospin-in ishte java 35-orëshe e punës. Me një Francë që po kalon një rikuperim delikat, perspektiva të tilla janë rrëqethëse.

Një rrezik tjetër prek Europën brenda së cilës Franca tradicionalisht prodhon ide për integrimin. Në një kohë kur udhëheqësit po i afrohen një qasjeje të koordinimit ekonomik me buxhete disi të anshkaluara dhe madje me taksa të harmonizuara, një fitore socialiste do të vendoste formatimin e një projekti të tillë në duar të pasigurta.

Kur Dominique Strauss-Kahn është jashtë gare, vetëm një kandidat socialist e kupton gjithë këtë. Manuel Valls, deputet dhe kryebashkiak me një pikëpamje shumë moderne për të majtën, thotë se socialistët nuk po tregohen të ndershëm duke premtuar moshën 60-vjeçare të pensionit. Ai guxon të shprehë të vërteta të tilla si: “ne duhet t’u tregojmë francezëve se përpjekjet buxhetore…do të jenë aq të vështira sa edhe ato të pas çlirimit”. Fatkeqësisht 49-vjecar, Valls shihet si shumë i për t’u konsideruar si kandidaturë serioze. Ditën kur paleo-socialistët e brezit të Miterrand-it të lejojnë figura të tilla të dalin në krye, do të jetë agimi i një revolucioni të njëmendtë. NOA

KOMENTE