Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hagë: 27 vjet burg për Momçillo Perishiç
English

Hagë: 27 vjet burg për Momçillo Perishiç

Hagë, 6 shtator 2011, NOA – Momçillo Perishiç, ish-shefi i shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave, u dënua me 27 vjet burg në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë. Në 13 pika të aktakuzës, Perishiç u akuzua se ndihmoi dhe mbështeti vrasjen dhe veprimet çnjerëzore në Sarajevë, Srebrenicë dhe Zagreb. Më konkretisht, Perishiç u shpall fajtor për ndihmën dhe mbështetjen ndaj sulmeve artilerike dhe snajperiste kundër civilëve në Sarajevë, nga ana e Ushtrisë së Republikës serbe të Bosnjës në vitet 1993 – 1995; për vrasjen e rreth 7000 myslimanëve dhe dëbimin e popullatës së Srebrenicës në korrik të vitit 1995 si dhe për sulmet me raketa në Zagreb, nga ana e forcave të Republikës serbe të Krajinës në maj të vitit 1995. Tribunali i Hagës e shpalli Momçillo Perishiçin fajtor për 12 akuza, ndërsa e liroi nga pika e 13-të e aktakuzës, përkatësisht nga akuza për spastrim etnik në Srebrenicë. Aktakuza kundër Momçillo Perishiç u ngrit më 7 mars të vitit 2005, kurse gjykimi i tij nisi më 2 tetor të vitit 2008. REL/NOA

KOMENTE