Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontributi për Kosovën, Topi vlerëson artistët në Tiranë e Prishtinë
English

Kontributi për Kosovën, Topi vlerëson artistët në Tiranë e Prishtinë

Tiranë, 6 shtator 2011, NOA - Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot një grup artistësh, drejtues artistikë, regjizorë, poetë, aktorë, kompozitorë dhe këngëtarë nga Shqipëria dhe Kosova. Ky grup në vitet 1998-99 organizuan dhe vunë në skenë 109 koncerte “Homazh për Kosovën” me qëllim ndërgjegjësimit të mbarë kombin shqiptar, edhe në diasporë për tragjedinë e popullit të Kosovës dhe përpjekjet e tij të pandalshme për liri e pavarësi. Grupi i artistëve përbëhej nga Remzi Ejupi, Çun Lajçi, Mirush Kabashi, Edmond Zhulali, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Ilir Shaqiri dhe Leonora Jakupi. Siç njofton zyra për shtyp e Presidentit, kreu i shtetit, Topi vlerësoi mesazhin dhe rëndësinë e atij koncerti madhështor me vlera atdhetare dhe njerëzore duke vënë në dukje se “arti, me forcën e tij frymëzuese dëshmon se humanizmi dhe solidariteti nuk i kanë munguar kurrë kombit shqiptar, sidomos në periudha të vështira të historisë së tij.” Presidenti vuri në dukje se nisma të tilla të përbashkëta artistike që shtrihen në mbarë hapësirat ku jetojnë shqiptarë, janë një kontribut konkret e vetëmohues që i shërben atdhedashurisë dhe nevojave jetike kombëtare, ndaj dhe për këtë ato vlejnë të nxiten më tej e të promovohen. Në këtë kontekst, Presidenti Topi vlerësoi institucionalisht veprimtarinë e veçantë të artistëve pjesëmarrës në atë ngjarje të madhe kulturore, artistike e historike për përcjelljen tek artdashësit shqiptarë të ndjenjave më të mira e më të spikatura kombëtare e njerëzore. “Tashmë Kosova është një shtet i ri, i pavarur dhe demokratik dhe për realizimin e kësaj ëndrre dhe përmbushjen e aspiratave liridashëse të popullit të Kosovës, keni edhe ju kontributin tuaj të veçantë e të vlerësuar, së bashku me mirënjohjen e mbarë kombit shqiptar”, u shpreh Presidenti Topi. a.q/NOA

KOMENTE