Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosi në aksident 67-vjeçarin, ndalohet drejtuesi i makinës
English

Plagosi në aksident 67-vjeçarin, ndalohet drejtuesi i makinës

Elbasan, 6 shtator, NOA – Një person është arrestuar nga policia pasi ka plagosur rëndë me makinë një 67-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Belsh- Lushnje, në fshatin Çërragë. Ka qenë ora 21:00 e mbrëmjes së djeshme, kur Qemal Lleshi, 53 vjeç, banues në fshatin Trojas të Belshit ka goditur me makinë qytetarin, P.Sh, 67 vjeç, banues në fshatin Çërragë. Lleshi udhëtonte me një makinë tip “Benz” me targa EL 8102 C. Ndërkohë që personi i arrestuar ishte duke drejtuar një motoçiklete, model “Jamaga”. Aksidenti ka ndodhur në momentin kur P.SH ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës. I dëmtuari, fillimisht u dërgua në spitalin e qytetit Lushnje, por duke parë gjendjen e tij tepër të rënduar është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas mjekëve gjendja e tij vazhdon të jetë e rënduar. Policia ka ngritur grupin hetimor për të zbardhur ngjarjen. a.k/NOA

KOMENTE