Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arvizu: Duhen përpjekje mbarëkombëtare për të luftuar korrupsionin
English

Arvizu: Duhen përpjekje mbarëkombëtare për të luftuar korrupsionin

Tiranë, 7 shtator 2011, NOA – Edhe pse vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit, ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu inkurajoi institucionet shqiptare të harxhojnë më shumë energji në këtë betejë, që siç tha ai kërkon përpjekje mbarëkombëtare. Duke folur në konferencën rajonale kundër korrupsionit ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha, ambasadori i SHBA-ve i ftoi institucionet shqiptare të respektojnë ligjet dhe të luftojnë në mënyrë të bashkërenduar korrupsionin, këtë fenomen që siç tha ai ekziston edhe në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Ai apeloi që ligji të zbatohet njëlloj për të gjithë zyrtarët e korruptuar, zyrtarë të lartë apo të thjeshtë qofshin. “Në SHBA askush nuk është mbi ligjin, zyrtar i lartë apo edhe vetë Presidenti, pasi të gjithë janë subjekt i ligjit”, theksoi ambasadori amerikan. Ai vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit duke veçuar këtu hapat e kryer në fushën e sigurisë. Arvizu nënvizoi se korrupsioni në fushën e sigurisë duhet të trajtohet me kujdes pasi mund të ketë pasojë vdekjeprurëse për shqiptarët. Më tej ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu tha se për të luftuar korrupsionin duhet bërë më shumë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. mit/NOA

KOMENTE