Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avokati i Popullit: Basha mos jep leje ndërtimi
English

Avokati i Popullit: Basha mos jep leje ndërtimi

Tiranë, 7 Shtator 2011 NOA/ Irma Toptani - Institucioni i Avokatit të Popullit kërkon nga Bashkia e Tiranës që të ndalohet dhënia në të ardhmen të lejeve të ndërtimit nga Njësitë Bashkiake të Bashkisë Tiranë, si dhe ndërprerjen e menjëhershme të praktikave të tilla, që aktualisht janë në proçes shqyrtimi. Lidhur me lejet e ndërtimit, Artur Lazebeu, Drejtor Kabineti tek Avokati i Popullit, i ka dërguar një rekomandim baskisë që tashmë drejtohet nga Lulzim Basha, rekomandim që më poshtë publikohet i plotë nga NOA. Në rekomandim, duke u kërkuar mosdhënia e lejeve të ndërtimit nga 11 njësitë bashkiake, sqarohet se kjo ndërhyrje e AP, ka ardhur si pasoje e shume ankesave prane kësaj zyre, te cilet ndihen viktima te ndërtimeve jo vetëm te paligjshme, por edhe abuzive nga ana e fqinjëve te tyre, si pasoje e te cilave eventualisht kane lindur edhe konflikte te dhunshme me pasoja te paparashikuara. “Ajo qe ka ndodhur eshte se qytetaret, pasi kane evidentuar prane ketyre njesive nevojen per rehabilitim te baneses se tyre, pas kesaj, jo vetem qe lejen nuk e kane marre nga organi kompetent qe eshte KRrT prane Bashkise Tirane, por me shume se kaq, kan kryer edhe ndertime abuzive, duke ngritur katet e banesave te tyre”, - pohon Lazebeu. Sipas z.Lazebeu, “asgje nuk mund te justifikoje nevojen e qytetreve per zgjerim banese ne dem te pronesise se fqinjit te tyre, me te cilit ata rrezikojne te behen armiq, asgjë nuk mund te justifikoje mosveprimin me pasoja te renda te zyrtareve publike, te vendosur apo te zgjedhur ne krye te institucioneve vendore, jo per te bere te fortin apo babaxhanin, por per te mireqeverisur me forcen dhe drejtesine e ligjit dhe procedurave ligjore”. Lazebeu thekson se në pergjigje te ketij rekomandimi, thuajse gjysma e njesive nashkiake te Tiranës kane reaguar mjaft pozitivisht, pra per t’i dhënë fund nje praktike te tille. “Ajo qe ne si Zyre e Avokatit te Popullit synojmë, eshte qe praktikat e mira administrative dhe ligjore t'i përgjithësojmë edhe per te gjithe ata kryetare komunash dhe bashkish ne tere vendin, te cilet kane nje përgjegjësi te madhe jo vetëm morale, por edhe ligjore, per te mos lejuar degradimin e mëtejshëm te vendit me mullarë betoni pa leje”, - thotë Lazebeu. “Kjo eshte ajo qe kërkojmë minimalisht, pa hezituar aspak te kërkojmë ne perspektive rikthimin ne gjendjen e mëparshme te te gjitha atyre zonave te tera me pyje dhe bregdet. Eshte e pajustifikueshme qe decentralizimi i pushtetit qendror te bashkëshoqërohet me pasojat e mosveprimit dhe pamundësisë se pushtetit vendor”. Avokati i Popullit paralajmëron se nuk do te hezitoje ta ndjeke kete problematike rast pas rasti dhe qytet pas qyteti, duke kërkuar ne rruge hierarkike marrjen e masave perkatese si ndaj drejtuesve te Inspektorateve Ndërtimore Vendore prane bashkive, ashtu edhe prane Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar. Mbi te gjitha ne jemi te interesuar per funksionimin e shtetit, i cili fillon pikërisht nga atje ku lindin edhe problemet me imediate te individëve, pra tek pushteti vendor. e.t/NOA

REKOMANDIMI I PLOTE:

Tirane 22/07/2011

Nr. Dok. 201100686/6

Lënda: Rekomandohet mosdhënia në të ardhmen të lejeve të ndërtimit nga Njësitë Bashkiake të Bashkisë Tiranë, si dhe ndërprerjen e menjëhershme të praktikave të tilla, që aktualisht janë në proçes shqyrtimi.

Drejtuar : Njësisë Bashkiake nr 1 Kryetarit

Njësisë Bashkiake nr 2 Kryetarit

Njësisë Bashkiake nr 3 Kryetarit

Njësisë Bashkiake nr 4 Kryetarit

Njësisë Bashkiake nr 5 Kryetarit

Njësisë Bashkiake nr 6 Kryetarit

Njësisë Bashkiake nr 7 Kryetarit

Njësisë Bashkiake nr 8 Kryetarit

Njësisë Bashkiake nr 9 Kryetarit

Njësisë Bashkiake nr 10 Kryetarit

Njësisë Bashkiake nr 11 Kryetarit

Për dijeni: Bashkisë Tiranë

Kryetarit

TIRANË

Institucioni i Avokatit të Popullit në përmbushje të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, ka filluar shqyrtimin me inisiativë të çështjes që lidhet me miratimin nga ana e disa njësive vendore të Bashkisë Tiranë, të kërkesave të paraqitura nga shtetas të ndryshëm, sa i përket kryerjes së punimeve për restaurim apo meremetim tërësor/pjesshëm të banesave në pronësi të tyre.

Në fakt si indicie e marrjes në shqyrtim të problematikës në fjalë, janë dhjetra ankesa drejtuar Avokatit të Popullit, lidhur me mosveprim të I.N.U.V. Tiranë, sa i përket ndërtimit të objekteve të ndryshme pa leje ndërtimi, në pjesën më të madhe, nga shtetas fqinjë me ankuesin.

Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, është konstatuar në një sërë rastesh, se subjekti ndërtues dispononte një shkresë lëshuar nga Kryetari i Njësisë Bashkiake përkatëse, në të cilën pas evidentimit të gjëndjes së amortizuar në të cilën ndodhej godina, në disa raste direkt e në disa të tjera shprehur nëpërmjet mendimit apo gjykimit nga verifikimi i situatës në terren, kërkuesi lejohet të vijojë me punime restauruese.

Me qëllimin e marrjes së një informacioni sa më të plotë, e sigurisht zyrtar, lidhur me bazën ligjore në të cilën mbështetej procedura në fjalë, në dy rastet e fundit të konstatuara, Avokati i Popullit ka kërkuar shpjegime pikërisht për ligjin/et apo aktin/et nënligjor, që në këtë rast, sipas minibashkisë përkatëse i njihej si kompetencë, legjitimimi i kryerjes së punimeve, për restaurim të pjesshëm apo tërësor të objektit.

Në të dy rastet, shpjegimet e dhëna kanë në thelb të tyre;

- Faktin se në rastin konkret kemi të bëjmë me dhënie mendimi sa i përket

domosdoshmërisë së ndërhyrjes, që në fakt do të thotë se nuk kemi të bëjmë me një akt administrativ, dhënie leje ndërtimi në favor të kërkuesit, por thjesht me një domument që evidenton domosdoshmërinë e kryerjes së punimeve për restaurim të godinës, e cila ndër të tjera (për koinçidencë në të gjitha rastet), paraqet rrezik shëmbje.

Për sa më sipër është e qartë se jo vetëm kemi të bëjmë me një akt administrativ, por dhe gjithashtu absolutisht të pavlefshëm. Një konkluzion i tillë, i referohet nenit 105, “Përcaktimi i aktit administrativ individual”, të Kodit të Proçedurës Administrative, në të cilin përcaktohet “Për qëllimet e këtij ligji, do të konsiderohen akte administrative të gjitha vendimet e organeve të admnistratës publike, të cilat krijojnë pasoja juridike në raste individuale”. Pra legjitimimi i kryerjes së punimeve nëpërmjet domosdoshmërisë për të vijuar me restaurim objekti në disa raste, apo nëpërmjet, citojmë “lejoheni të kryeni punime”, shkakton pasojë juridike të qartë, përderisa mbi bazën e këtij dokumenti kryhen punime, të cilat referuar dispozitave ligjore që do të analizojmë më poshtë janë të paligjshme.

Një element tjetër që provon tërësisht analizën e mësipërme, qëndron në faktin se në të gjitha rastet, e njëjta shkresë përveçse kërkuesit, i përcillet për dijeni dhe Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik të Bashkisë Tiranë, me argumentin se në rast të tejkalimit të volumit të punimeve, përcaktuar në shkresën përkatëse, si e tillë pashmangshmërisht akt admnistrativ, leje ndërtimi dhënë në favor të kërkuesit, detyrohet I.N.U. të ndërhyjë për shëmbjen e ndërtimit të paligjshëm.

Pra është e qartë se kemi të bëjmë me një akt administrativ, i cili për më tepër është nxjerrë në kushtet e pavlefshmërisë absolute. Konkretisht në Kodin e Proçedurës admnistrative, neni 116 “Aktet administrative absolutisht të pavlefshme”, pika “b”, përcaktohet “Kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ në kapërcim të kompetencave të tij ligjore”.

Pavlefshmëria absolute për shkak të kapërcimit të komptencave, shkaktohet pasi dhënie leje për restaurim objekti, i njihet shprehimisht K.Rr.T. të Bashkisë Tiranë, nëpërmjet nenit 48, “Leja e ndërtimit, kërkohet për kryerjen e punimeve si vijon”, të Ligjit 8405 dt. 17.09.1998, “Për urbanistikën”, paragrafi i tretë, ku përcaktohet “Ndërtime të objekteve që prekin anën e jashtme të tij me elementë arkitektonikë, si dhe kur bëhen ndërhyrje në konstruksion dhe në qëndrueshmërinë e objektit ekzistues” , ndërkohë që në asnjë prej neneve të Ligjit 8652 dt. 31.07.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, i ndryshuar, këto njësi të qeverisjes vendore nuk kanë tagër të japin leje të tilla.

Nisur nga një eksperiencë thuajse dhjetë vjeçare, në shqyrtimin e ankesave të shtetasve sa i përket ndërtimeve të objekteve pa leje ndërtimi, nxjerrja e akteve të tilla, në kushtet e kapërcimit flagrant të kompetencave ligjore, konsiderohet nga Avokati i Popullit një gabim i rëndë dhe pa e ekzagjeruar aspak totalisht abuziv, duke shkaktuar pothuaj në të gjitha rastet konflikte të dhunshme midis ndërtuesit dhe fqinjit të tij.

- Një argument tjetër që jepet për të justifikuar këtë proçedurë, është Urdhër nr. 558 dt. 08.08.2001, “Mbi trajtimin e kërkesave për leje ndërtimi nga Njësitë Bashkiake”, lëshuar nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, pika 2, në të cilën përcaktohet “Njësitë Bashkiake të bëjnë pranimin e të gjitha kërkesave për leje ndërtimi dhe mbas kontrollit të dokumentacionit dhe verifikimit të gjëndjes në vend t’i dërgojnë ato me shkresë përcjellëse në Bashkinë e Tiranës, brenda 5 ditëve efektive pune, për vazhdimin e procedurave për marrjen e lejes së ndërtimit”.

Por dhe në interpretim të pikës së lartpërmendur, është mëse e qartë se dokumenti i lëshuar nga Njësia Bashkiake, kurrsesi nuk ka si qëllim të zbatojë këtë urdhër. Përndryshe nuk ka sesi shpjegohet, që në asnjë moment nuk rezulton që praktikat e lartëpërmendura, në asnjë rast të jenë përcjellë pranë Drejtorisë përkatëse në Bashkinë Tiranë. Parë në këtë këndëvështrim, kthimi i përgjigjes ankuesit, nuk ka pse të përmbajë shprehje të tilla si “mendojmë se kryerja e punimeve është e domosdoshme” ose “lejoheni të kryeni punime”, por në zbatim të urdhërit në fjalë, maksimumi çfarë mund t’i komunikohet kërkuesit është përcjellja e dokumentacionit pranë Bashkisë Tiranë, për vijimin e proçdurave për leje ndërtimi, sigurisht pa pasur nevojë të vihet në dijeni I.N.U.V. Tiranë.

Në lidhje me pasojat negative që shkakton ndërmarrja e të tilla proçedurave, ashtu dhe siç u shpreha më lart, ndër të tjera është konstatuar fillimi i konflikteve të dhunshme, lindur midis ndërtuesit dhe fqinjit të tij, ndërkohë që organi i admnistratës publike, për sa më sipër shkaktari i gjithë kësaj, i pafuqishëm për të zgjidhur situatën e krijuar, i drejton një shkresë I.N.U.V. Tiranë, ku i kërkohet kësaj të fundit të ndërhyjë, meqënëse nga verifikimi në terren, shtetasi që ajo vetë e ka pajisur me leje ndërtimi, ka tejkaluar volumin e punimeve.

Gjithashtu një efekt tjetër negativ, ka të bëjë me veprimtarinë e I.N.U.V. Tiranë. Posedimi i një praktike të tillë nga kundravajtësi, e sidomos përgjigja që për dijeni i përcillet organit që kontrollon zbatimin e ligjshmërisë në fushën e ndërtimit, automatikisht e vendos I.N.U.V. Tiranë në pozitën e mbikqyrësit të punimeve që mund të tejkalojnë volumin restaurues të objektit, edhe kur është e qartë se të tilla punime, që prej fillimit të tyre janë të paligjshme. Janë konstatuar gjithashtu raste kur I.N.U.V. Tiranë, ka filluar proçedurat administrative penalizuese, parashikuar në Ligjin 9780 dt. 16.07.2007, “Për inspektimin e Ndërtimit”, i ndryshuar, sikundër ka dhe raste të tjera kur praktika në fjalë nga Minibashkia përkatëse është marrë në konsideratë.

Përfundimisht, pa dashur në asnjë mënyrë të paragjykohet veprimtaria në të ardhmen e organeve të administratës publike nën drejtimin tuaj, në rast të konstatimit të kryerjes së këtyre praktikave në të ardhmen, do të jemi të detyruar të ndjekim hapat procedurialë parashikuar në Ligjin nr. 8454 datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.

Në këto kushte, në mbështetje të pikës 3, të nenit 63, të nenit 42 pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, të nenit 21/b të Ligjit Nr.8454 datë 4.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, në të cilët përkatësisht thuhet shprehimisht se;

“Pas përfundimit të hetimeve, Avokati i Popullit……,

- paraqet rekomandime për vënien në vend të së drejtës së shkelur tek organi administrativ që, sipas tij, ka shkaktuar shkelje të të drejtave dhe lirive”,

“Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe ligj, nuk mund të cënohen pa një proçes të rregullt ligjor”,

REKOMANDOJMË

Mosdhënien në të ardhmen të lejeve të ndërtimit nga Njësitë Bashkike të Bashkisë Tiranë, si dhe ndërprerjen e menjëhershme të praktikave të tilla, që aktualisht janë në proçes shqyrtimi.

Në përputhje me nenin 22, të Ligjit Nr.8454 datë 4.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, lutemi të na vini në dijeni për qëndrimin tuaj ndaj këtij rekomandimi brenda afatit 30 ditor.

Në pritje të përgjigjes tuaj,

AVOKATI I POPULLIT

Në detyrë

Florina Nuni

KOMENTE