English

Berisha: Pastroni Shqipërinë nga plehrat dhe varrezat e makinave

Tiranë, 7 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Kryeministri Berisha u kërkon ministrave marrjen e masave urgjente për pastrimin e territorit shqiptar nga grumbullimet e mbetjeve urbane dhe varrezat e makinave. “Ku të hedhësh sytë të dalin si kartolina turpi. Zhdukni me shpejtësi kondrat e ndryshkut. Nuk është normale, që një objekt tëndin ta braktisësh duke e bërë të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve të tjerë”- tha kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë, duke këmbëngulur në kthimin e këtij shqetësimin në çështje urgjent dhe marrjen e masave për edukimin e fëmijëve për mjedisin që në klasë të parë. Kryeministri u kërkoi kryetarëve të komunave e bashkive të marrin masa për mirëmbajtjen e terrotorti të tyre, në të kundërt do të ketë sanksione. Madje ai paralajmëroi dhe amendim të ligjit. Kryeministri vuri theksin dhe në marrjen e masave për rritjen e sensibilizimit dhe edukimit për një mjedis të pastër, tek fëmijët që në klasë të parë. a.q/NOA

KOMENTE