Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 7 shtator 2011
English

Pasqyra e shtypit, 7 shtator 2011

Tiranë, 7 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 7 shtator 2011.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Ndryshime krerësh në PS-në e Tiranës. Kreu i degës së kryeqytetit Bare dorëhiqet. Komandohet Saimir Tahiri”. Argumente të tjerë në faqen e parë janë: “Jetëgjatësia nuk është rritur. Falimenton skema e rritjes së pensioneve”; “Berisha ‘tradhtoi’ SHBA-të për pesë helikopterë ushtarakë”; “Opinion nga Mustafa Nano: Përse na duhej kjo Shqipëri në BE”; “Opinion nga Artan Mullai: Wikileaks, po afron vjeshta”; “Amnistia fiskale drejt dështimit”; “Shkarkimet. Sherr dhe dhunë në bashkinë e Tiranës”.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Afera e ministrit. Monopoli, Olldashi shkel katër urdhrat e tij”. Titull tjetër i gazetës është “Humbja e bashkisë, jep dorëheqjen kreu i PS-së i Tiranës, Rama komandon Tahirin”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Milo: Edi Rama i trajton aleatët si shërbëtorët e tij”. Në vijim të faqes së parë mund të lexoni: “Prokuroria e Përgjithshme: Nuk ka hetim për Wikileaks. Juristët: Nëse po do ishte një lajthitje”; “Shuhet nga jeta, akademiku Hamid Beqja”; “Tiranë, Bashkia: Përplasje me inspektoret e pushuara”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Dhunë brenda në Bashki: Tani ti plehra do paguash”. Tituj të tjerë të gazetës janë: “Ja cilët preken nga rritja e moshës së pensionit”; “Taksa e qarkullimit dhe çmimi i naftës”; “Në kërkim të dhjetës absolute”; “Një vit nga vetëvrasja e Llazi Serbos. Sesilia Plasari: Një rrëfim për ditët e fundit të Llazi Serbos”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Gërdeci një shaka. Withers: Të akuzuarit do të hetojnë vetveten”. Më tej veçojmë argumentet: “Masakra e Cërrikut, biseda e Berishës me bashkiaken në ‘97”; “Itali, pas ndarjes, burri mbyt gruan”; Editorial nga herald Tribune: Parandalimi i një tjetër 11 shtatori”; “Dietat Vip: Ja recetat magjike të personazheve publike”; “Bulevardi politik: Gramoz Ruçi flet në shtëpinë e Jozefina Topallit”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE