Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja në Tiranë pas sherrit mes grave, identifikohet por zhduket i dyshuari
English

Vrasja në Tiranë pas sherrit mes grave, identifikohet por zhduket i dyshuari

Tiranë, 7 Shtator 2011 NOA – Vrasja që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë ka për autor një fqinjë të viktimës, kurse krimi erdhi si rrjedhojë e sherrit të grave të tyre për motive banale. Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e rastit. Ata konfirmojnë se i dyshuar i vetëm i vrasjes është Artan Shaku, 35 vjeç, i cili është shpallur në kërkim pasi është zhdukur nga vendngjarja. Ngjarja ndodhi në afërsi të një banese në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, në mjediset e komunitetit rom, pranë rrugës “Aleks Buda”. Burime në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se si pasojë e një shkëmbimi zjarri me armë të llojit “Kallashnikov”, ka gjetur vdekjen Arian Merdani 28 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu janë plagosur edhe dy persona të cilët në gjendje të rëndë për jetën u transportuan drejt spitalit. e.t/NOA

KOMENTE