Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
ACR “mbyll” hesapet me minatorët. Të hënën rifillon puna
English

ACR “mbyll” hesapet me minatorët. Të hënën rifillon puna

Bulqizë, 8 shtator 2011, NOA – ACR vendos t’i japë fund mosmarrëveshjeve me minatorët e të nisë punën në minierën e Bulqizeës. Nëpërmjet një komunikate zyrtare shpërndarë mediave sot pasdite, ACR njofton se ditën e hënë, me datë 12 shtator, ora 7:00, do të fillojë puna në minierën e Bulqizës. Në deklaratë thuhet se: “ACR nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i interesave të biznesit të një grupi të vogël njerëzish të udhëhequr nga Kol Nikolla. ACR përveçse ka plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve, ka qenë e gatshme të bisedojë në çdo kohë me ta.” “Për të mirën e përbashkët të kompanisë dhe minatorëve të Bulqizës ACR pranoi të ulej në bisedime edhe me drejtuesit e sindikatës, të cilët janë krijuesit e kësaj situate të vështirë. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të ACR, asnjë marrëveshje nuk është realizuar me krerët e sindikatave.Ashtu si dyshohej, lidershipi i sindikatave ka treguar edhe njëherë mos dashjen e pa arsyeshme për zgjidhjen e situatës. Në këto kushte ACR ka vendosur të ndërpresë çdo komunikim efektiv me kreun e sindikatave pasi çdo hapësirë negocimi me këtë grup aventurieresh është konsumuar”, nënvizohet nga drejtuesit e ACR. Sipas tyre, minatorët të cilët nuk do të paraqiten në pozicionet e tyre përkatëse do të konsiderohen që nuk dëshirojnë të punojnë në këtë kompani. Personat që dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë për kompaninë ACR duhet të raportojnë praninë e tyre në administratën e ACR në Bulqizë, ku dhe do të pajisen me kontratat e reja individuale. Këto kontrata do të bazohen në kontratat aktuale me modifikimet e mëposhtme: 1. Paga neto e rritur me 20% 2. E drejta për kushte të mira pune të vazhdueshme 3. E drejta për tu informuar për planet e investimeve në minierë “Për të lehtësuar gjendjen e vështirë financiare të punonjësve dhe familjeve të tyre si pasojë e kësaj greve të jashtëligjshme, ACR do t’u paguaj minatorëve rrogën e 13-te brenda javës së ardhshme”, përfundon deklarata e kompanisë koncensionare të minierës së Bulqizës. a.q/NOA

KOMENTE