English

Berisha: Janë 800 kabllo të Wikilekas, Uidhers ka mbajtur qëndrim personal

Tiranë, 8 shtator 2011, NOA - Kryeministri Sali Berisha deklaroi sontese dokumentet e Wikilekas nuk kanë sjellë asgjë të re në lidhje me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për televizionin “Klan”, kryeministri Sali Berisha u shpreh se qëndrimi i SHBA-ve ka qenë i qartë në lidhje me politikën e Shqipërisë dhe se publikimi i dokumenteve nuk përbën interes. “Unë s’kisha interes për to. Për ata që dinë alfën e politikës, di që Qeveria e SHBA, çdo qëndrim e shpreh me deklarata, nota dhe mesazhe. Dhe qeveria e SHBA, si qeveria e më e madhe në botë, nuk ka asnjë lloj kompleksi të shpreh në mënyrë të kristaltë qëndrimin e saj. Qeveria e SHBA ka shprehur në mënyrë më të artë qëndrimin ndaj shqiptarëve, ishte kjo qeveri që u bë promotori i anëtarësimit në NATO”. Berisha ka informuar se janë rreth 800 kabllo diplomatike për Shqipëri. Një informacion që ai tha se e ka marrë nga një gazetar i një media ndërkombëtarë. “Janë 800 kabllo për Shqipërinë më tha do të ti sjellë, por unë i thashë jo. Ky është një mik gazetarë, i cili erdhi për një problem tjetër. I cili më shpjegoi se perse bëhej fjalë. Nuk kam asnjë interes për to”, tha dje Berisha. Berisha ka theksuar se qëndrimi i ish-ambasadorit Uidhers ka qenë personal. “Ai mendoi se ne e paditëm në Kongresin e SHBA për hetimin e armëve”, tha Berisha për Uidhers. Ai tha se këto dokumente nuk mund të bëhen pjesë e debateve serioze, duke i cilësuar si thashetheme. Deri tani në Wikileaks janë publikuar rreth 350 dokumente për Shqipërinë, kurse në një komunikatë të Asange është thënë para pak ditësh se ka përfunduar hedhja e dokumenteve të vjedhura në Uashigton DC.

KOMENTE