Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Interpelancë me Berishën për Bashkinë e Tiranës
English

Interpelancë me Berishën për Bashkinë e Tiranës

Tiranë, 8 shtator, 2011 NOA – Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës nuk do të mjaftohen vetëm me ngritjen e problemeve në institucionin ku ata bëjnë pjesë. Incidenti i ndodhur dy ditë më parë, mes kreut të Policisë Bashkiake dhe dy punonjëseve të zyrës së taksave, pritet të shkojë dhe në Kuvend. Kreu i Këshilltarëve të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Aldrin Dalipi, me anë të një letre dërguar deputetëve të Partisë Socialiste të Tiranës, kërkon thirrjen në interpelancë të kryeministrit Sali Berisha për qëndrimin që ka mbajtur policia në lidhje me këtë ngjarje. “Në emër të Këshilltarëve të grupimit Aleanca për të Ardhmen në Këshillin Bashkiak të Tiranes, Ju shkruaj me shqetësim të thellë lidhur me gjendjen e rendë të krijuar së fundmi në Bashkinë e Tiranës për largimet, përndjekjen politike, dhunën verbale dhe fizike që po ushtrohet ndaj punonjësve të Bashkise nga individë në tejkalim të gjithë kompetencave ligjore dhe morale”, shkruan Dalipi në letrën e tij për deputetët e Tiranës dhe për dieni kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Dalipi e cilësoi incidentin e ndodhur një ditë më parë si degjenerim i strukturave të policisë. Sipas tij, faktet dhe filmimet flasin për shkelje të ligjit dhe dhunim dhe kreu i qeverisë duhet të japë sqarime për këtë gjë. “Nisur nga kjo situate ndiej detyrimin t’ju drejtohem për të kërkuar thirrjen në një interpelancë urgjente në Kuvendin e Shqipërisë të Kryeministrit Sali Berisha, i cili duhet të përgjigjet me përgjegjësinë e plotë që ka për degjenerimin e policisë së shtetit, deri në piken e ushtrimit të dhunës ndaj grave të pafajshme në krye të detyrës nga njerëz të mbështetur, financuar dhe mbrojtur nga ai personalisht dhe Lulzim Basha, në provën e tyre më të fundit të kapjes për fyti të shtetit për interesa të pushtetit”, thuhet në letrën për deputetët e PS. Dalipi shton se në incident kanë qenë të pranishëm dhe punonjës të policisë, të komisariatit numër 3, gjë që sipas tij përbën shkelje të ligjit. “Ne jemi dëshmitarë, publiku gjithashtu, i cili pa nëpërmjet medias së pavarur materialet filmike, ku shihet qarte shpërdorimi i detyrës nga Drejtori i ri i Policisë Bashkiake të Tiranës, i shoqëruar në ambientet e zyrave të Drejtorisë së Taksa – Tatimeve nga civilë, të cilët rezultojnë të jenë efektivë të Policisë së Shtetit në komisariatin nr. 3 në Tiranë”, thuhet në letër. Gjithashtu, kreu i këshilltarëve të majtë bënë të ditur se për largimet nga puna në Bashkinë e Tiranës është kërkuar një mbledhje urgjente e Këshillit. Ndërkohë për incidentin duhet reagim i strukturave më të larta. “Lidhur me dhunimin e të drejtave dhe lirive kushtetuese, të qindra punonjësve të bashkisë që po flaken në rruge apo shantazhohen përditë nga “tezja” e famshme e ngarkuar nga Lulzim Basha për të spastruar Bashkinë, në kundërshtim të plotë me ligjin e Shërbimit Civil apo Kodin e Punës, ne kemi kërkuar seancë urgjente të Këshillit Bashkiak. Ndërsa rrahja me grushte e dy grave të pafajshme në detyrë nga tre horrat e Saliut dhe Lulit, meriton jo vetëm vëmendjen e Këshillit Bashkiak, por edhe ngritjen e çështjes në Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në letrën dërguar deputetëve të PS-së.

KOMENTE