Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Transportonin 21 kg drogë, prangosen dy persona
English

Transportonin 21 kg drogë, prangosen dy persona

Kukës, 8 shtator 2011, NOA- Policia e Kukësit arrestoi sot në mëngjes dy persona, të cilët transportonin me automjetin e tyre 21 kg kanabis sativa. Kujtim Xhebexhia, 52-vjeç dhe Fitim Dauti, 29-vjeç u ndaluan nga policia ndërsa udhëtonin me mjetin e tyre, në afërsi të urës së Drinit të Bardhë, e cila lidh Kukësin me rrethin e Hasit. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 21 kg kanabis sativa, e fshehur në dy thasë.

Ndalimi i shtetasve u bë pas verifikimit se lënda që ata transportonin nga Tirana, ishte e llojit kanabis sativa, me destinacion Kosovën. a.q/NOA

KOMENTE