English

Vrasja në Tiranë, policia arreston autorët dhe zbardh detajet

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen në orët e mbrëmshmë në kryeqytet. Sipas deklaratës së sotme zyrtare, mbrëmë rreth orës 20.40’ në rrugën “Irfan Tomini”, në Tiranë është vrarë me armë zjarri shtetasi Arjan Mejdani 28 vjeç, si dhe janë plagosur shtetasit Bujar Mejdani dhe Arben Muharremi. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbime të Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, Oficerë të Hetimit të Krimeve të Rënda dhe Ekspertë Kriminalistë, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat në vendngjarje. Për hetimin e kësaj njgjarje, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor, nën ndrejtimin e Drejtorit te Policisë së qarkut Tiranë, të cilët kryen procedurat e marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore e proçeduriale. Sa më sipër, si rezultat i hetimeve të shpejta dhe të gjithanshme me metoda speciale të hetimit, dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur dokumentimi, kapja dhe më pas arretimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje : Jakup Qemal Shahu, 38 vjec, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, Agron Gëzim Isiu, 31 vjec, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi mbrëmë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, për motive xhelozie, shtetasi Jakup Shahu dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, automatik shtetasin Arjan Mejdani. Më pas për të njëjtin motiv, shtetasi Agron Isiu, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasit Bujar Mejdani dhe Arben Muharremi, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së kësaj vepre penale të dy autorët e saj janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nga forcat e Drejtorisë së Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi të dy autorëve. a.q/NOA

Në foto: Alma Katragjini, zëdhënëse e policisë së Tiranës

KOMENTE