English

Zbulon pas 6 vjetësh se i fejuari ishte femër

Londër, 8 shtator 2011 NOA - Pas gjashtë vitesh lidhjeje, një nënë angleze, e cila nuk do të bëjë publik identitetin e saj, zbuloi se partneri me të cilin ajo ishte lidhur dhe kishte planifikuar të martohet, në fakt qe një grua. Zbulimi erdhi pas një telefonate në të cilën policia lajmëronte se Lee, partneri i saj jetonte me një identitet të rremë dhe quhej në të vërtetë Samantha Brooks. Gruaja ka mbetur e tronditur, ndërkohë që partneri i saj i kishte thënë se kishte pasur shumë të dashura, madje kishte dhe fëmijë. Të dy vajzat e gruas e quanin Lee, “babi". Gruaja kishte marrë nga Lee edhe unazën e martesës, edhe pse disa të afërm e kishin paralajmëruar atë për disa aspekte të paqarta. Një dajë, për shembull, kishte vënë në dukje se Lee nuk kishte mollën e Adamit. Samantha, e pyetur nga policia, mohoi çdo gjë: "Nuk ka asnjë provë. Unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie me të". a.e./noa

KOMENTE