Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka Botërore pritet të nisë vlerësimin për ecurinë e Shqipërisë
English

Banka Botërore pritet të nisë vlerësimin për ecurinë e Shqipërisë

Tiranë, 9 shtator 2011, NOA – Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore znj. Jane Armitage ka mbërritur në TIranë në kuadër të një vizite në datat 8 deri në 14 shtator. Sipas zyrës së shtypit rë selisë së bankës Botërore në vendin tonë, qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë vlerësimi i progresit e programit të Bankës Botërore në Shqipëri, si dhe pjesëmarrja në konferencën “Drejt një qeverisjeje më të mirë” që do të mbahet në 13 shtator. Gjatë vizitës së saj znj. Jane Armitage do të zhvillojë takime me kryeministrin SH.T.Z. Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, kreun e opozitës z. Edi Rama, dhe përfaqësuesin e zyrës së Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ajo do të vizitojë gjithashtu edhe disa projekte të financuara nga Banka Botërore. Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore znj. Jane Armitage do të ketë një konferencë për shtyp të martën, 13 shtator, në orën 12.00 në Tirana International Hotel. a.q/NOA

KOMENTE