English

Policia flet për vrasjen e gjyqtarit në Vlorë

Vlorë, 9 shtator, NOA – Gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi ka ndërruar jetë në spital, pas shpërthimit që ndodhi në automjetin e tij në qendër të Vlorës. Policia e Vlorës ka dalë disa minuta më parë në një deklaratë për mediat, ku jep të dhënat zyrtare në lidhje me ngjarjen e sotme. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën e bulevardit kryesor Vlorë-Skelë në afërsi të “Tirana Bank. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, është konstatuesit se shpërthimi ka ndodhur në automjetin tip Mercedes-Benz 250 me targa VL 6383 B, ngjyrë e zezë. “Nga shpërthimi i ndodhur është dëmtuar rëndë drejtuesi I tij, pronari I automjetit shtetasi: Skerdilajd Fotaq Konomi, 33-vjec, lindur dhe banues në Vlorë me profesion Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë; i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës ku dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të tjerë të dëmtuar. Policia bënë të ditur se për zbardhjen e plotë të ngjarjes, Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe me ekspertët më të mirë nga Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje. Po punohet për dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e plotë të saj. a.k.NOA

KOMENTE
  • Familje Deshmori17:04 - 09 Shtator 2011
    ME VJEN KEQE PER NGJARJEN PO POLICIA NE NJE ASPEKTE GENJENE QE GJYQETARI U MOR DHE VDIQE NE SPITAL NA KRONIKA QE UNE PASHE NE TV AI KISH VDEKUR NE MOMENTIN E SHPERTHIMIT TE EKSPLOZIVIT DHE PASI NDERHYN ZJARRFIKSIT QE SHUN ZJARRIN E NXORREN DY PERSONA KUFOMEN PO NE MENYR SI KAFSHE E KAN NXJERE PA EDUKAT NJERZORE DHE E PLASEN JASHTE NE MES TE ASFALTIT MEZI ERDHI NJONI QE E MBULOI ME NJI CARCAF NUK BOHEMI NJEREZ NE JO NUK KEMI KULTURE DHE RESPEKTE PER TE VDEKMIT