English

Trafiku i drogës, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Tiranë, 9 shtator, NOA – Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme pasi janë kapur duke shpërndare drogë në një prej lagjeve të kryeqytetit. Policia e Tiranës bën të ditur se arrestimi i tyre është bërë në orën 00.03 të ditës së sotme, në rrugën “Llazi Miho”. Të rinjtë e arrestuar janë; Muhamet Agim Rroshniku, vjeç 17, lindur Kuçovë e banues në Tiranë, Endrit Xhevat Demiri, 17 vjeç, lindur e banues në Tiranë dhe Artur Kastriot Kallajxhi, 28 vjec, lindur ne Berat, e banues në Tiranë, Policia ka marrë informacionin se tre të rinjtë, dje në orën 20.00, në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me njeri tjetrin merreshin me prodhim e shitje lëndëve narkotike. Pas marrjes së informacionit ka nisur dhe operacioni. Në momentin e kapjes, të rinjve ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasia prej 415.4 gram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, si edhe 6 telefona celular te markave te ndryshme. a.k/NOA

KOMENTE