Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Botërori i Vrapit në Mal: Berisha merr medalje ari si vrapuesi më i mirë
English

Botërori i Vrapit në Mal: Berisha merr medalje ari si vrapuesi më i mirë

Tiranë, 10 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryeministri i vendit Sali Berisha këtë pasdite mori medaljen e arit si vrapuesi më i mirë në mal. Me rastin e Kampionatit Botëror të Vrapimit në Mal, kreu i Qeverisë u nderua nga Presidenti i këtij kampionati, duke u cilësuar si vrapuesi më i mirë në botë, një çmim i cili i referohet punës së madhe të Kryeministrit në promovimin e turizmit malor në Shqipëri. Gjatë kësaj ceremonie Berisha përshëndeti përfaqësuesit e 34 vendeve pjesëmarrëse duke i falënderuar për përzgjedhjen e Tiranës dhe shndërrimin e Tiranës në kryeqytetin e vrapit në mal këto ditë. “Kjo është një ngjarje e madhe për sportin shqiptar, për turizmin malor shqiptar, kjo është një ngjarje e madhe për vendin dhe kombin ndaj dhe dua t'iu uroj dhe njëherë mirëseradhjen, pasi ju zhvilloni kampionatin në një vend i cili qendron në krye të Europës për lartësinë e tij mesatare. Ka lartësinë mesatare më të madhe në këtë kontinent, është pra vend më malor i saj. Shqipëria nuk ka më majat më të lartë në Evropë, por si njësi sipërfaqe ka malet më të shumta, male të cilat me kreshta, livadhe lugina, dhe livadhe që fshehin bukuri të mëdha”, u shpreh Berisha. Në vijim ai iu drejtua pjesëmarrësve duke thënë se, malet janë të uritura për eksploratorë të tillë, për zbulimin e bukurisë dhe pasurive të tyre të mëdha. Duke iu uruar suksese, gjatë zhvillimit të këtij kampionati në Tiranë, kreu i Qeverisë uroi që ky kampionat të frymëzojë të rinjtë shqiptar për të njohur më nga afër pasuritë e mëdha që duhet të njohin për të shfrytëzuar këtë potencial të jashtëzakonshëm të vendit në interesin e tyre të formimit të tyre fizik dhe psikologjik. Sipas tij, asgjë nuk është më frymëzuese dh më kalitëse se vrapi në mal. Në vijim Kryeministri u shpreh se, “Çdo vit numri i vizitorëve dhe turistëve që po vijnë në malet tona po rritet dhe unë uroj që ky kampionat të shërbejë si një ftesë për turistët nga mbarë bota, për turistët nga vendet tuaja për të njohur dhe ardhur në vendet tona që kanë frymëzuar Bajronin për poemat më të mëdha dhe të bukura të tij. Kanë frymëzuar legjenda dhe krijimin e legjendave dhe cikleve më të bukura të popullit të Ballkanit”. Kjo ceremoni u zhvillua pak çaste më parë me rastin e çeljes së Kampionatit Botëror të Vrapimit, i cili do të mbahet në vendin tonë, me pjesëmarrjen e 34 shteteve. a.y/NOA

KOMENTE