English

Pasqyra e shtypit, 10 shtator 2011

Tiranë, 10 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 10 shtator 2011.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Mafia vret gjyqtarin në Vlorë. Minë e telekomanduar 33-vjeçarit Skerdilajd Konomi, i kishin shfryrë gomat e makinës së re që të lëvizte me të vjetrën. Policia shoqëron disa të dyshuar. Politika: Sulm ndaj drejtësisë. Tituj të tjerë të faqes së parë; “Shkodër, vdes 12-vjeçari nën rrënoja”; “Plaka latifondiste, padi nga bashkëfshatarët”; “SHBA e shqetësuar për pasojat e ngërçit politik në Shqipëri”, “Lesi: Kur ke 7 vjet ministër ke harruar si ecet në këmbë”; “Shefja e BB-së në Tiranë për inspektim”.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Bombë me telekomandë. Vrasja e gjyqtarit, hetim pronave në Gjirin e Lalëzit. Skerdilajd Konomi, 33 vjeç, humb jetëen pas atentatit mafioz. Babai: Ju rrëfej darkën e fundit me tim bir”. Në faqen e parë të gazetës mund të lexoni: “Opinion nga Fatos Lubonja: Mbi Wikileaks dhe Temën”; “Zbulohen fotot. Biznesmeni kosovar në Suedi i fiksuar pas Elvana Gjatës”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “BE-SHBA: Pas bojkotit, PS të përmbushë detyrimet në Kuvend. Zëvendëspresidenti Svoboda: Tani që bojkoti u përmbyll shanse për në BE”. Argumente të tjerë të faqes së parë: “Shpërthim tragjik në Vlorë, vdes gjyqtari. Policia: 100 mijë Euro për kapjen e autorëve”; “Genc Pollo inspiruesi i sulmit ndaj Olldashit”; “Kastriot Islami: “Rama, 5 detyrat pas bojkotit”; “Arta Dade: Bashkëpunim me PD, në të mirë të vendit”; “Prostituon në lokal me 23-vjeçaren, e kishte edhe të dashur”, “Çdo vit 5 mijë raste me tumor, gjysma në Tiranë”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Vritet gjyqtari, 400 g tritol në makinën e gruas”. Në vijim të faqes së parë veçojmë edhe titujt: “Matura. Çelësi i zgjidhjes së testit të letërsisë”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Ka gjurmë gishtash; Babai i gjyqtarit: Nuk e vranë për pronat”. Argumente të tjerë: “Bisedat intime të Elton Dedës me të dashurën misterioze pas ndarjes”; “Wikileaks: Policia preferon rryshfetet”; “Soni Malaj, foto shtatzënë, me Mirkon në Sardenja”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE