Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
11 shtatori 2001 - 10 vjet më pas
English

11 shtatori 2001 - 10 vjet më pas

Nga Ajet Nuro Ground Zero, gusht 2011. Jam i bindur se të gjithë sa kanë qenë në moshë për të njohur botën, e mbejnë mend 11 shtatorin 2001. Ku ishin, si e dëgjuan lajmin tragjik, imazhet e shpërndara në televizion, trishtimin e mbjellë në fytyrat e amerikanëve dhe jo vetëm të amerikanëve. Unë madje mbaj mend se gazeta franceze e titulloi editorialin e datës 13 shtator 2001 “Ne jemi të gjithë amerikanë” duke marri hua fjalët e Xhon Kendit kur u drejtohej berlinezëve “Unë jam një berlinez”. Dhe kjo më ka ngelur në mendje sepse ishte kjo ndjenjë që mbizotëronte tek gjithë ata që e donin këtë vend që ka qenë dhe është simboli i lirisë në gjithë kuptimin e fjalës. Unë jam një prej tyre… Në ditën e 11 shtatorit 2001, një gazetë këtu në Montreal, nxorri një numër special aty nga mesdita që e shpërndau falas. Pas gjithë analizave të bëra ajo që të binte në sy ishte fakti që 11 shtatori 2001 do të ndryshonte botën. Të rralla janë ngjarjet që ndikojnë dhe që mund t’i realizojnë parashikimet në një kohë kaq të shkurtër. 11 shtatori e ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në Amerikë , në Perëndim dhe kudo në botë. Shtetet e Bashkuara që kurr nuk kanë njohur luftë në territorin e tyre, u goditën për herë të parë në territorin e tyre. Përveç dëmeve njerëzore e materiale, terroristët goditën sedrën e një gjigandi. Dhe përgjigja nuk mungoi. Në sulmet terroriste të 11 shtatorit gjendet arsyja kryesore e sulmit ndaj talebanëve në Afganistan. Në sulmet e 11 shtatorit gjendet edhe sulmi aq i përfolur ndaj regjimit të Sadam Husenit në vitin 2003. Në këto 10 vjetë kemi qenë dëshmiarë të ngjarjeve që bazën e kanë pikërisht tek 11 shtatori 2001. Ti je me amerikanët?! Kështu m’u drejtua dikush kur po diskutonim dhe jo pa qëllim, Unë nuk jam nga ata që ndërroj diskutim për t’i pëlqyer ndonjërit. Unë e kam thënë dhe e them: “Amerika ka një vend të veçant tek unë”. Bashkëbiesduesi e kishte kasetën gati (biseda është zhvilluar jo më larg se vjeshtën e kaluar….) dhe më nxorri argumentin e Irakut, Afganistanit dhe dosje të tjera të vështira për t’u mbrojtur… Por, le të kuptohemi, të respektosh një vend nuk do të thotë të marësh përsipër t’i lash mëkatet, as të bësh avokatin për veprime që nuk varen as nga vendi as nga populli. Unë e respektoj Amerikën me po atë pasion me të cilën e zbuloi Alexis de Tocqueville, i cili u entuziazmua nga demokracia amerikane, për të cilën, shkroi një libër, mbi një shekull e gjysëm përpara, “La démocratie en Amérique”. Amerika është ende sot superfuqia ekonomike e botës, megjithë krizën që e ka përfshirë. Dhe kur je fuqia e parë ekonomike por edhe politike, në vendimet e marra ka gjëra që përtypen dhe ka gjëra që nuk kapërdihen prej të tjerëve. New York – Simboli i lirisë amerikane Jo më kot terroristët goditën në New York dhe jo më kot ata goditë World Trade Center. Ka liri dhe, ka liri amerikane. New York simbolizon këtë të fundit. World Trade Center ishte simbloli i fuqisë ekonomike amerikane dhe simboli i globalizmit që po ndodh në jetën tonë të përditëshme. Ky shkëmbim mes vendeve e popujve, kjo lëvizje pa kufi, dikë shqetëson. Madje këtu duhet bërë dallimi mes atyre që dërguan atë grusht terroristësh për të mbjell terror dhe atyre miliona besimtarëve myslimanë që veç besimit të njëjtë me ata që u dërguan në New York, nuk kanë asgjë të përbashkët me terrorizmin. Për të mos thënë se nga 11 shtatori vuajnë edhe komunitetet myslimane në Perëndim që dashur pa dashur ndihen keq në hendekun që u munduan të krijojnë alkaidistët mes Perëndimit dhe botës islame. Groud Zero që po rilind Mbas atentateve të 11 shtatorit 2001, vendi ku ndodheshin dy kullat binjake ngeli një vend i shkret deri sa vitin e fundit u morën masa për të rindërtuar një qendër në kujtim të të rënëve të kësaj tragjedia të madhe. Duke kaluar para një muaji nga New York, nuk mund të rrija pa vizituar këtë vend që është bërë simbol i kësaj dite të zezë. Fatmirësisht, punimet dhe rindërtimet të mbushin me optimizëm. 11 shtatori dhe ne shqiptarët Mbaj mend se që në momentet e para të kësaj tragjedie, shqiptarët ngado që ishin shprehnin keqardhjen për këtë fatkeqësi që u ndodhi amerikanëve. Dy vjetë para sulmit të 11 shtatorit, përgjatë luftës së Kosovës, bijtë e Amerikës e ndihmuan popullin shqiptar në përballjen historike me okupatorin serb dhe bënë që Kosova t’i shpëtoj njëherë e mirë kthetrave serbo sllave. Kështu që, miku i mirë duket në ditë të vështirë. Dhe shqiptarët iu gjendën Amerikës në krah. Ndonëse ne nuk kemi fuqinë e Amerikës, ne jemi krenar që si popull kemi treguar dhe tregojmë respekt për mikun që na është gjendur në ditë të vështira. Sidoqoftë, ka edhe nga ata që do të gjejnë arsye për të “denoncuar” qëndrimin amerikan në këtë apo në atë pikë të globit… Fatmirësisht, qëndrime të tilla janë aq të rralla sa nuk ia vlen të ndalesh. Rreshtimi i shqiptarëve jashtë interesave të tyre kombëtare është jologjik dhe aventuresk. 11 shtatori 2001 përveç jetës së rreth 3 mijë personave (ndër ta dhe 3 shqiptarë) mori me vehte edhe atë qetësi që karakterizonte kontinentin e ri. Nëse më parë, kufiri mes Amerikës dhe Kanadasë ishte thjeshtë një simbol që ndante dy shtete sovrane, gjërat kanë ndryshuar këto dhjetë vjetë. Po ashtu, siguria e brendëshme në shtetet perëndimore, sidomos në Amerikë është kthyer në një nga industritë më të fuqishme. Miliarda dollarë i janë kushtuar sigurisë në aeroporte e në pika strategjike. Por, për qytetarin e rëndësishme është jeta dhe nuk ka çmim që këmbehet me këtë të fundit. 10 vjetë nga 11 shtatori 2001 dhe të duket se ajo ditë ishte dje. Madje përkujtimi i kësaj dite rikthen kujtime të hidhura sidomos për ata që humbët qeniet e tyre më të shtrenjta. Por, ajo ditë nuk do të harrohet në kujtim të të rënëve dhe, që ajo ditë të mos përsëritet më kurr. Montreal, 10 shtator 2011

KOMENTE