Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fakte të reja, talebanët: Kërkuam ta dorëzonim Bin Laden para sulmeve të 11 shtatorit
English

Fakte të reja, talebanët: Kërkuam ta dorëzonim Bin Laden para sulmeve të 11 shtatorit

Afganistan, 11 shtator 2011, NOA - Në 10-vjetorin e sulmeve mbi Kullat Binjake dhe në Pentagon, fakte të reja kanë dalë në dritë në lidhje me lëvizjen terroriste të Al Kaedës. Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Talebanëve, Wakil Ahmad Muttawakil, tha sotnjë intervistë për televizionin “Al Jazeera”, se qeveria e tij i kishte kërkuar marrëveshje SHBA-ve për të dorëzuar Bin Ladenin para sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001. Ai që e cilëson veten si ministri i Jashtëm i talebanëve thotë se kjo ofertë që u bërë në atë kohë amerikanëve nuk u mor asnjëherë parasysh nga këta të fundit. Sipas tij kjo erdhi ngase qeveria e SHBA-ve nuk e ka njohur asnjëherë qeverinë e tyre. “Ata nuk kanë patur asnjë kontakt me ne në rrugë zyrtare. Qeveria e SHBA-ve e kërkonte Bin Ladenin, por ne nuk na është kërkuar në mënyrë zyrtare që në vitin 2001. Ne u kemi çuar sinjale SHBA-ve nëpërmjet kanaleve indirekte, si në ambasadën e SHBA-ve në Pakistan, por edhe në Nju Jork, se ishim gati ta dorëzonim për në gjyq. Por nuk ka patur përgjigje”, tha ministri i talebanëve. Sipas tij, kjo lëvizje i është kërkuar SHBA-ve që nga viti 1998, pas sulmeve që u bënë në disa ambasada të tyre në botë. Lëvizja e talebanëve është dobësuar gjatë kohëve të fundit. Ndërsa Muttawakil, më shumë sesa një zyrtar funksional i pëlqen të cilësohet si Ministër i Jashtëm dhe nuk dihet sesi funksionon në të vërtetë kabineti qeveritar i tyre. a.k/NOA

Në foto: Wakil Ahmad Muttawakil

KOMENTE