Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mamatë akuzojnë baballarët se nuk ndihmojnë hiç fare në shtëpi
English

Mamatë akuzojnë baballarët se nuk ndihmojnë hiç fare në shtëpi

Tiranë, 11 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Një studim i ri i më shumë se 1.200 nënave nga faqja e internetit Forbes Woman dhe faqja e internetit të shtatzënisë TheBump.com, treguan se shumica e grave nuk i pëlqenin partnerët e tyre, sepse ata i trajtonin më shumë ndaj kujdesit të punëve të shtëpisë dhe fëmijëve, sesa roleve të tjera të një gruaje. Pavarësisht se janë të martuara apo jetojnë me një partner, nënat thonë se ndjehen si gra të vetme. Askush nuk i konsideron mendimet e tyre si një çështje për diskutim, por ato duhet ti japin vetë përgjigje pyetjeve të tyre. “Nuk është se unë nuk e dua apo vlerësoj burrin tim, por ashtu si nënat e tjera të intervistuara, ndjehem përgjegjëse për pjesën më të madhe të ngarkesës së punës tonë të brendshme në shtëpi.”-u shpreh një nga gratë e anketuara. Nga na tjetër, dy nga tri gra të anketuara, u shprehën se bilanci i pabarabartë i pushtetit të prindërve, i bën ata ti pëlqejnë më shumë partnerët e tyre, ndërkohë që ballafaqimin me të gjitha detyrat e brendshme të shtëpisë, e ndjejnë si një detyrim për tu përmbushur. Anketa tregoi se 92 për qind e nënave që punojnë dhe 89 për qind e nënave shtëpiake, raportojnë se ndjehen të zhytura plotësisht nga kërkesat e punës dhe mbajtja e familjes, duke u ndjerë si pilote të vetme të një avioni. Studimi tregoi se perceptimi i përgjegjësive, nëse një grua punon profesionalisht apo qëndron në shtëpi për t’u kujdesur vetëm për fëmijët, nuk përbën asnjë ndryshim. Një studim nga një Institut jo fitimprurës për Punën dhe Familjen, ka zbuluar se në vitin 2008, baballarët kalonin tri orë në ditë me fëmijët e tyre nën moshën 13 vjeçare, një orë më shumë nga sa kalonin në vitin 1977, por ende kalojnë 3.8 orë më pak se ç’kalojnë nënat me fëmijët e tyre. a.k/NOA

KOMENTE