Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Piloti ngatërron pistën, i lë pasagjerët në një qytet tjetër‏
English

Piloti ngatërron pistën, i lë pasagjerët në një qytet tjetër‏

Luiziana (SHBA) 11 Shtator 2011, NOA - Shumë prej pasagjerëve do të donin që piloti i avionit të tyre të mos e bënte këtë gabim. Por ja që ndodh. Një avion i nisur nga LuizianaSHBA, ngatërroi pistën ku duhej të ulej dhe i la pasagjerët rreth 40 kilometra larg destinacionit të kërkuar. Ngjarja u përjetua me shumë stres dhe pasiguri për pasagjerët duke mos harruar dhe që sot ishte 9/11. Pas një udhëtimi me avion, ju desh që të udhëtonin edhe 30 minuta të ngjeshur në një makinë. Ekspertë të aviacionit thonë se kjo nuk është një gjë e rrallë. Ndodh edhe që pilotët e avionëve ngatërrojë destinacioni, njëlloj si shoferët e autobusëve. Sam Larash i Aeroportit të Luizianës thotë se gjatë 15 viteve që ai është kontrollor i fluturimeve, një ngjarje e tillë ka ndodhur të paktën tre herë. “Ky është një gabim i lehtë për tu bërë. Tokat e Luizianës dhe liqenet janë pothuaj të gjitha njëlloj. Në këtë ngjashmëri të terrenit është normale që piloti të humbas drejtimin”, tha Larash. Një pjesë e pasagjerëve e mirëkuptuan vështirësinë e pilotit. Po ka nga ata që ende po pyesin, por sikur karburanti i avionit të mos kishte dalë deri për pistën tjetër, çfarë do të kishte ndodhur? a.k/NOA

KOMENTE