English

Rihanna, me një look të ri në fushatën e re Armani (FOTOT)

Tiranë, 11 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Është shfaqur me një look plotësisht të ri, këngëtarja e famshme Rihannanjë fushatë të re reklamuese, Armani. Modeli i flokëve të qethura shkurt, ngjyrë bionde të zbardhur, trupi i saj femëror, tepër joshës, e veshur me një palë pantallona dhe çizme lëkure, pozonte përpara një makine me një shprehje mërzie në fytyrë. Fotoja është realizuar nga fotografi, Steven Klein, i njohur për editioralet e tij në revistën W, me persona të famshëm si Madonna apo Brad Pitt. Këngëtarja e famshme 23-vjeçare, nuk do të paraqesë vetëm linjën e re të xhinseve Armani, por edhe linjën më të re të të brendshmeve. Kur diçka nuk funksionon siç duhet, është tepër e lehtë të fajësohen organizatorët, por duket se Rihanna ka bërë një punë të mrekullueshme javën e kaluar. Këngëtarja është parë keto dite në Beverly Hills, së bashku me vëllain e saj të vogël, Rajad duke bërë pazar. E veshur tërësisht në të zeza dhe e fshehur pas një palë syzeve të errëta, me balluke të hedhura mbi ballë, fituesja e çmimit Grammy, ka gjetur sigurisht kohë për të veshur edhe një palë taka super të larta. a.k/NOA

KOMENTE